UBT

LDK e Gjilanit vazhdon takimet me strukturat zgjedhore, Lutfi Haziri i falënderon për mobilizimin e jashtëzakonshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh kandidat për kryetar Komune edhe për këtë mandat qeverisës, Lutfi Haziri, gjatë ditës janë mbajtur takime me strukturat zgjedhore të partisë.

Gjatë takimeve është miratuar orari i vizitave në terren, të cilat do të bëhen nga java e ardhshme.

Haziri i ka falënderuar strukturat zgjedhore të LDK-së për punën e madhe që po e bëjnë në vazhdimësi, duke thënë se organizimi i Degës është modeli më i mirë në Republikë.

Ai ka thënë se ky mobilizim dhe angazhim i strukturave të LDK-së në Gjilan, është garancë e fitores plebishitare në zgjedhjet e 17 tetorit.

GRANDEMALL

“Ia kemi borxh qytetit të paqes dhe tolerancës që të kujdesemi për mirëqenien e gjilanasve. Fitorja e madhe e LDK-së do të thotë realizim i më shumë programe sistemore të cilat janë të buxhetuara dhe të organizuara, të cilat pritet që të hyjnë në fazën e implementimit. Ne do të jemi kujdestarë politikë për ruajtjen e këtyre programeve zhvillimore për Gjilanin”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri bëri të ditur se LDK e Gjilanit ka dorëzuar për certifikim listën e 38 kandidatëve për Kuvendin e Komunës.

“Kjo është listë përfaqësuese dhe cilido prej kandidatëve do t’i përfaqësoj qytetarët në mënyrën më të mirë në Kuvendin e Komunës. 38 kandidatët për këshilltarë komunalë, janë personalitete të dëshmuara profesionalisht dhe me integritet të lartë. Jam krenar me të gjithë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, lista e kandidatëve të LDK-së për Asamblenë Komunale do të bëhet publike në momentin e certifikimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.