Fundamenti

LDK e Gjilanit sot mbanë Kuvendin e X zgjedhor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e LDK-së në Gjilan sot mbanë Kuvendin e saj zgjedhor ku pritet të zgjidhet edhe kryetari i saj me mandat katër vjeçar.

Në njoftimin e LDK-së thuhet:
Të nderuar përfaqësues të medieve,

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, nesër (e shtunë) më fillim në orën 10:30, mban Kuvendin X Zgjedhor, ku do të zgjidhen strukturat e reja udhëheqëse të saj.

Eco Higjiena

Kuvendin do ta nderojë me pjesëmarrje dhe adresim për qytetarët edhe kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku.

Kuvendi i madh Zgjedhor do të mbahet në sallën e Teatrit të Qytetit.