UBT

LDK e Gjilanit shpall zgjedhjet e brendshme në qershor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, në një konferencë për media ka njoftuar se Dega ka shpallur zgjedhjet e brendshme në qershor, të cilat kanë mandat katër vjeçar.

Haziri ka ftuar të gjithë veprimtarët, aktivistët e grup moshat e reja që të marrin pjesë në këtë proces, ndërsa ata që nuk janë regjistruar në platformën për regjistrim, ta bëjnë këtë për t’u legjitimuar në këtë proces.

Pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, respektivisht vendimit të kryetarit Abdixhiku për të organizuar zgjedhjet e brendshme të të gjitha strukturave, Dega e LDK-së ka shpallur zgjedhjet gjatë qershorit për komunën e Gjilanit.

Uji Dea

Ftoj të gjithë anëtarët e regjistruar, pa dallim, dhe ata që ende nuk janë regjistruar, që të marrin pjesë në këtë proces, përfshirë veprimtarë, aktivistë dhe grup mosha të reja që përfaqësojnë komunitet e interesa të caktuara për zhvillimin e qytetit tone, në kuadër të politikave të LDK-së.

I falënderoj të gjithë njerëzit të cilët kanë qenë përfaqësues në nivel lokal e qendror për kontributin e çmuar që e kanë dhënë në këtë mandat me veprimtari ditore.

I ftoj të gjithë ata që shprehin interesim për të marrë pjesë në zgjedhje, por që nuk e kanë shfrytëzuar platformën për regjistrim, ta bëjnë këtë deri më 31 maj. Urime e suksese të gjithëve!, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.