ARKATANA

LDK e Gjilanit me Lutën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Dega e LDK-së në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, sot ka mbajtur takim me strukturat e saj, përfshirë kryesinë, nëndegët, Forumin e Gruas dhe Forumin Rinor.

Në takim është diskutuar për një sërë temash, ndër të cilat edhe për dialogun e brendshëm për formimin e institucioneve së Kosovës, ku të gjitha strukturat e LDK-së i kanë dhënë mbështetje kryetarit Haziri për udhëheqjen brilante të Komunës së Gjilanit dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për menaxhimin e rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Të gjitha strukturat e Degës, i kanë dhënë mbështetje kryetarit Mustafa në implementimin e rezultatit zgjedhor me çfarëdo çmimi që e ruan rolin e LDK-së në shtet ndërtim.

Uji Dea

Gjithashtu, strukturat e Degës së LDK-së i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Haziri për punën e madhe që po e bënë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Gjilanit, ndërsa lidhur me raportin financiar janar-shtator 2014, ka dalë konkludimi se me këtë mënyrë të qeverisjes, ku janë ulë ndjeshëm shpenzimet në shumicën e kategorive krahasuar me vitin e kaluar, po jepet shembull i menaxhimit dhe ruajtjes së parasë publike.

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar strukturat e LDK-së për mbështetjen e ofruar, ka thënë se brenda kësaj periudhe të qeverisjes janë shlyer afro 2 milionë euro borxhe, ndërsa është zotuar se edhe në të ardhmen do të vazhdoj të qeverisë me ‘dietë’ të ashpër buxhetore në dreka dhe darka zyrtare, si dhe të qeverisë me duar të pastra dhe me dyer të hapura për të gjithë qytetarët e Gjilanit.

Poashtu, në takim u vlerësuan edhe përgatitjet e Komunës së Gjilanit për festat e nëntorit dhe përgatitjen për shënimin 70 vjetorit të masakrës së Gjilanit, e cila njihet si masakra më e madhe kundër shqiptarëve, ku mbi 60 për qind të popullatës janë masakruar nga pushteti komunist jugosllav./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.