Eko Higjiena

LDK e Gjilanit konfirmon unitetin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 22 tetor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, Shtabi Lidhjes Demokratike e Kosovës në këtë komunë, ka mbajtur sot takim me strukturat e partisë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas, Forumin Rinisë dhe kandidatët për këshilltarë komunalë, me qëllim raportimi për javën e parë të punës në terren për zgjedhjet e 22 tetorit.

Strukturat e LDK’së i kanë konfirmuar kryetarit, Lutfi Haziri, frymën e unitetit dhe punën e jashtëzakonshme në terren me qytetarët, duke thënë se nga më shumë se dy mijë takime që i kanë realizuar derë me derë, me grupe vogla e grupe të interesit, mbështetja e gjilanasve për LDK’në është më e madhe se në vitin 2013.

Kryetari Lutfi Haziri, pasi falënderoi strukturat e partisë për mbështetjen e madhe, është shprehur se puna në terren duhet të intensifikohet edhe më shumë në mënyrë që fitorja të bëhet edhe më plebishitare se në zgjedhjet e fundit.

ARKATANA

“Ju inkurajoj që takimet me qytetarët shtëpi për shtëpi t’i intensifikoni dhe t’ua prezantoi programin tonë në mënyrën më të mirë. Gjilanasit e kanë dëshmuar se gjithmonë janë rreshtuar në anën e drejtë. Nga mijëra takimet që kam realizuar këto ditë, jam impresionuar me mbështetjen e gjilanasve për programin tonë për zhvillim. Edhe kësaj radhe me besim në Zot, familje e atdhe, do të fitojmë me përkrahje të jashtëzakonshme qytetare”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, në ditët në vazhdim, sipas rekomandimeve të Shtabit të Degës, strukturat e LDK’së do të vazhdojnë ta prezantojmë programin qeverisës në të gjitha fshatrat dhe lagje të qytetit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.