FITORJA

LDK e Gjilanit garanton angazhim maksimal për përmirësimin e pozitës së shërbyesve civil

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Organizuar nga Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjilan është mbajtur sot takimi me shërbyesit civil, për t’ua prezantuar platformën për avancimin e këtij sektori të rëndësishëm të shtetit.

Kryetari i Shtabit të Degës, Arben Mehmeti, tha se ndihet keq që ka ndodhur diskriminim i thellë në ligjin e pagave, duke thënë se është nevojë urgjente përmirësimi i pozitës së shërbimit civil.

Kandidati për deputet, Faton Bislimi (44), i cili ka marrë pjesë në emër të pesë kandidatëve të Gjilanit, tha se duhet t’iu njihen meritat shërbyesve civil sepse administrata e shtetit është boshti i institucioneve që e zhvillojnë shtetin dhe ndikojnë shumë në eliminimin e dukurive negative.

Ndërkaq, Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, gjatë adresimit para të pranishmëve, ka kërkuar nga shërbyesit civil që të kenë shpresë dhe besim se në qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK, do të ndodhë avancimi i këtij sektori.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.