LDK e Gjilanit është gati për procesin e madh zgjedhor, Rruga e Re po vjen!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për të larguar të tjerët, por për t’i afruar ata që kanë humbur besim, ata që janë dëshpëruar dhe ata që kanë shpërfaqur pakënaqësi, ku njerëzit nuk ndihen të eliminuar, por bashkohen për t’u bërë më shumë, zgjedhje ku respektohet maksimalisht veprimtari e i hapet dera të riut ka thënë Lutfi Haziri.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kryesisë së Degës.

Në këtë takim u bë e ditur se Dega e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për procesin e madh zgjedhor, i cili do të mbahet të dielën.

Eco Higjiena

Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për të larguar të tjerët, por për t’i afruar ata që kanë humbur besim, ata që janë dëshpëruar dhe ata që kanë shpërfaqur pakënaqësi, ku njerëzit nuk ndihen të eliminuar, por bashkohen për t’u bërë më shumë, zgjedhje ku respektohet maksimalisht veprimtari e i hapet dera të riut.

Mobilizim e angazhim maksimal për rikthimin e madh të LDK-së. Rruga e Re po vjen!