United Hospital

LDK e gatshme për prishjen e koalicionit vetëm nëse ky është vullneti i PDK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar e gatshme për zgjedhjet e parakohshme. Deputetët e saj këtë gjë e kanë thënë shpesh herë, por PDK e ritheksoi edhe njëherë gjatë Konventës së VIII Zgjedhore të mbajtur dje dhe sot.

Por, për të ndodhur një gjë e tillë duhet të prishet koalicioni qeverisës PDK-LDK.

E LDK deklaratat e PDK-së për zgjedhje të parakohshme dhe prishje të koalicionit, më shumë i konsideron si tubim fushate.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i pyetur nga Indeksonline nëse edhe LDK do e dëshironte prishjen e koalicionit, ai thotë se për këtë gjë ende nuk kanë biseduar me PDK-në dhe se këto janë çështje që duhet ulur dhe biseduar së bashku..

Hidromorava

“Ne nuk kemi biseduar, ata kanë mbajtur konventën e vet dhe është çështje e PDK-së në këtë rast. Muhabetet tjera janë çështje që ulen pastaj e bisedohen se çfarë bëjmë më tutje”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Ai deklaroi se nëse të gjithë janë të pajtimit të shkohet në zgjedhje atëherë edhe LDK është e gatshme.

“Këto deklarata më përngjajnë më shumë në tubim fushate realisht. Nëse duhet të shkojnë në zgjedhje, atëherë shkojmë edhe ne jemi të gatshëm. Ne kemi një marrëveshje, tash duhet të shikojmë marrëveshjen. Në zgjedhje shkohet me një lloj konsensusi, me pajtimin e gjitha partive politike e nuk shkohet në zgjedhje veç kujt t’i teket”, ka shtuar ai.

Ndryshe, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci duke folur për Indeksonline për prishjen e mundshme të koalicionit qeverisës ka thënë se “nëse koalicioni nuk është i gatshëm që të marrë vendime të rëndësishme për vendin, sigurisht që humb edhe kuptimi i tij”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.