Fundamenti

LDK e dëshiron Muhamet Mustafën

/ 2 minuta lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka hapur dyert për deputetin e grupit të ekspertëve E-15, Muhamet Mustafa, një ditë pasi ky i fundit u largua nga Koalicioni për Kosovë të Re.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka deklaruar për ORAinfo.com se oferta e LDK-së për bashkëpunim është e hapur për të gjithë ata që ‘përqafojnë të djathtën’.

“Oferta e LDK-së është për të gjithë ata që ata që e përfaqësojnë të djathin dhe në kuadër të kësaj edhe për Muhamet Mustafën. Ndërkaq se a do të ketë ofertë konkrete për z. Mustafa do të vendosim në ditët në vijim”, ka thënë Beqiri.

Megjithatë, Beqiri ka thënë se Mustafa i ka dyert e hapura në LDK, që t’i bashkohet këtij subjekti politikë.

Mobi Casa

“Mustafa i ka dyert e hapura në LDK, këtë nuk e themi vetëm në aspektin deklarativë. Mustafa është njëri prej ekonomistëve më të mirë në Kosovë dhe kontributi i tij edhe në LDK do të ishte i jashtëzakonshëm”, është shprehur Beqiri.

Ndërkohë, dje edhe vetë Muhamet Mustafa nuk ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në.

“Me LDK-në mundemi me biseduar për të bërë një diferencë politike në Kosovë”.