Fundamenti

LDK e befasuar me përkrahjen e madhe të lagjes “Arbëria”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri është emocionuar tej mase me përkrahjen e jashtëzakonshme që ka parë sot në lagjen “Arbëria”.Salla ishte përplot. Shumë persona mbetën jashtë. Kur vije njeriu, që të gjithë po e shohin si shpresë, pasojnë duartrokitjet frenetike dhe brohoritjet “Luta, Luta…”

E nisë organizatori Imet Rrahmani, kryetari i nëndegës së “Arbërisë” dhe kandidati për këshilltar komunal.

Foli fillimisht për mungesat më elementare për jetë të banorëve të kësaj lagje, që pushteti në largim ua ka mohuar të jetojnë normalisht dhe dinjitetshëm.

Por, tha se me Lutfi Hazirin kryetar, kjo lagje do të ndryshojë për të mirë 100 për qind.

“Janë mbi 13 kilometra rrugë e rrugica që kanë nevojë urgjente për rregullim. Gjendja shumë e rëndë me përmasa emergjente paraqitet në vendbanimet periferike të lagjes, sidomos “Te Vishnjet”. Në “Arbëri” ka shumë pak metra trotuare të rregulluara. Kanalizimi është në gjendjen si e kemi me vetëkontribut. Ballafaqohemi me mungesa të mëdha të ujit për pije, ndriçimi nuk ekziston këtu etj”, tha Rrahmani.

E kur i vie radha njeriut që do të jetë kryetar i Gjilanit më 3 nëntor, askush nuk rri ulur. Luta ka çka u thotë të pranishmëve që nuk ndaleshin së brohorituri për të.

“Selamin më të mirë jabanxhinjve po ia dërgon sonte “Arbëria” me këtë masivitet. Kjo përkrahje përkthehet me besim në LDK. Ashtu qysh e keni kthy besimin në LDK, ashtu keni me kthy besimin edhe në komunën e Gjilanit pas 3 nëntorit”, ka thënë i emocionuar kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Fundamenti

Tha se e di që punët në këtë lagje janë ndërprerë në vitin 2007, por me marrjen e përgjegjësive si kryetar, kjo lagje do të jetë prioritet i tij.

“Në qeverisjen time, hiç pa na thënë ju, ne do t’ua rregullojmë problemet infrastrukturore me të gjitha elementet përcjellëse. Do ta ndërtojmë edhe një sallë në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. Kjo lagje do të lulëzojë në mandatin tim”, ka shtuar Haziri.

Gjatë ditës së sotme, Haziri ka vizituar edhe fshatrat Cërnicë dhe Livoç i Ulët nga të cilët ka marrë mbështetje të plotë në rrugën e ndryshimeve. Banorët e këtyre dy fshatrave i janë ankuar kryetarit Haziri për gjendjen e rëndë të tyre në të gjitha aspektet. Në dy tubimet, u tha se do të votojnë masovikisht “për ta çu n’shpi pushtetin aziatik”

Kandiati i LDK-së, ka theksuar se në mandatin e tij si kryetar do të ketë investime të mëdha në këto dy fshatra në çështjen e infrastrukturës.
Ai tha se në programin për bujqësinë do të ketë subvencione për bujqit, për blegtorinë, për pemtarët, perimtarët e për bletarët, për ta forcuar familjen ekonomikisht.

“Në Cernicë e Vrapqiq shkruan se është ndërtuar rruga, por ne e dimë që s’është bërë. Ata s’e kanë bërë as rrugën, as ujin, as kanalizimin, e as ndriçimin publik. Ata s’e kanë bërë se janë qeverisje hajdute, të zhytur në krim e korrupsion e në borxhe. Ne do t’ua zgjidhim këto probleme hiç pa na thënë ju. Me vet faktin se rinia në Cërnicë ka treguar interes masovik për t’iu bashkangjitur LDK-së, tregon se ata e kanë kuptuar vizionin e drejtë të LDK-së”.

“Livoçi më nuk do të jetë fshat, por paralagje e qytetit. Në qeverisjen time ju do jetoni dinjitetshëm sepse e meritoni”, ka thënë Haziri.

Gjatë gjithë kohës, kryetarin e ardhshëm të Gjilanit e ka shoqëruar veprimtari i njohur i LDK-së në diasporë, bashkëpunëtori i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Hafiz Gagica, i cili, ka ardhur sot nga Frankfurti për ta mbështetur njeriun e ndryshimeve thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/