RCCOLA

LDK e AAK kritikojnë Kurtin për mostransparencë në dialog dhe planit franko-gjerman

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë fajësuar kryeministrin Albin Kurti për mostransparencë në dialog dhe rreth planit franko-gjerman, raporton Ekonomia Online.

Sipas LDK-së dhe AAK-së, shefi i ekzekutivit po i mban qytetarët dhe opozitën në terr informativ.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online se kryeministri Kurti nuk ka transparencë në dialog.“Kryeministri Albin Kurti e ka për obligim që t’i mbaj të informuar deputetët e Kuvendit lidhur me procesin e dialogut, sepse ka qenë po ky kryeministër sa ka qenë në opozitë që kemi përkrahur disa rezoluta ku të vijë dhe të raportojë para dhe pas çdo takimi me palën serbe, mirëpo deri më tani nuk kemi pas asnjë debat. Edhe ne si opozitë duhet me ftu së shpejti pas këtyre takimet që i ka me Lajçakun, mirëpo deri më tani mund të them se zero transparencë sa i përket çështjes së dialogut dhe planit franko-gjerman”, ka thënë ajo.

Eco Higjiena

“Nuk mund të them se është apo jo i pranueshëm, sepse deri më tani nuk e kam parë. Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të tregojë lidhur me atë plan, mirëpo vetëm e kam dëgjuar se plani nuk ka njohje reciproke, ne si LDK e kemi përkrahur një dialog që të ketë njohje reciproke gjithmonë duke e ruajtur kushtetushmërinë, integritetin dhe sovranitetin territorial, mirëpo kryeministri Kurti duhet të vijë dhe të raportojë, t’u tregojë qytetarëve pse tash për një njohje bazë, e deri më sot e kemi pas këtë njohjen bazë dhe kemi punuar gjithmonë për një njohje përfundimtare, e jo më të zgjasë ky proces”.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se qytetarët janë në terr informativ sa i përket dialogut.

Ai thotë se njëjtë janë edhe partitë opozitare.Ndërsa sa i përket planit franko-gjerman, Lekaj thotë se kryeministri ka ndryshuar qëndrim.“Sa i përket qëndrimeve të kryeministrit të Kosovës më tani jemi mësua me ndryshimin e qëndrimit me veprimet e tij dhe nuk është i qëndrueshëm në atë që e thotë dhe këtë e ka dëshmuar edhe me pranimin e planit franko-gjerman që një vit e ka quajtur jo të pranueshëm dhe është deklaruar që nuk do ta pranojmë asnjë marrëveshje pa pas njohje në qendër dhe kjo brenda 24 orëve e ndryshon mendimin dhe thotë e pranojmë planin franko-gjerman që krijon huti tek qytetarët por edhe tek ne deputetët dhe partitë opozitare në përgjithësi nuk kemi informacione jemi në terr informativ dhe një kryeministër i vendit del e thotë ne pranojmë një marrëveshje franko-gjermane që ka jo njohjen por ka asociacionin për implementim dhe kjo të jep me kuptuar që ky kryeministër është jo i qëndrueshëm dhe fare na ka qitë në një terr informativ që si kryeministër i vendit duhet të u’a shpjegoj edhe qytetarëve t’i informoj por edhe parlamentin e Kosovës”, u shpreh Lekaj.