FIDANISHTJA

LDK drejt ndarjes, Isa po sfidohet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Koalicioni i shumëpërfolur ndërmjet tri partive opozitare LDK-AAK-Nisma ka filluar të qahet ende pa funksionalizuar si i tillë institucionalisht. Qarja ka filluar në partinë më të madhe opozitare, LDK. Zërat brenda kësaj partie po bëhet gjithnjë e më të fuqishëm sa i përket kundërshtimit të këtij koalicioni që synon ta bëjë kryeministër kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së dhe personi nga më të afërtit të Isa Mustafës, Arben Gashi dje publikisht e kundërshtoj marrëveshjen e bllokut opozitare. Ai tha se LDK-ja nuk është dashur të pranojë që Haradinaj të nominohet për kryeministër.

Ai shkojë aq larg saqë tha se humbësit duhet të marrin përgjegjësi, duke iu referuar në mënyrë indirekte Isa Mustafës.

E sot, Eqrem Kryeziu dha dorëheqje nga LDK-ja pikërisht për shkak të koalicionit me AAK-në dhe Nismën.
Kryeziu i ka shkruar letër të hapur Mustafës.

Nga rezultatet zyrtare të shpallura sot prej KQZ del se nuk kam marrë mbështetje të mjaftueshme për të vazhduar të jem edhe më tej përfaqësues i anëtarësisë si kryetar i Degës dhe si anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Së këndejmi, me këtë rast jap dorëheqje nga ato funksione.
Jam i kënaqur, përkundër ndarjes nga një çerek shekulli veprimtarie brenda LDK-së, sepse nuk më ka shkuar asnjëherë as në mendje të përkrah njerëzit e dhunshëm (“Kush e ndihmon dhunuesin, dhunuesi do ta sundojë”).

Mobi Casa

Nga ana tjetër, shpresoj se edhe Ju jeni të kënaqur, jo se qëndrimi Juaj ishte si imi, por sepse ishte zgjedhja që keni bërë vetë. Ka shkruar Kryeziu në letrën e tij.

E burime të Indeksonline brenda LDK-së thonë se pakënaqësi ka edhe në Grupin e ri Parlamentar të kësaj partie. Këto burime thonë se një numër deputetësh e ka kundërshtuar koalicionin me AAK-në dhe Nismën, duke kërkuar koalicion të gjerë me PDK-në.

“Ata këtë kërkesë e kanë arsyetuar me faktin se vendi gjendet në udhëkryq dhe se nuk mund të pranohen kushtet e Vetëvendosjes. Po ashtu i druhen edhe funksionalitetit të Qeverisë me AAK-në dhe Nismën”, kanë thënë nder tjerash këto burime.

Indeksonline po ashtu mëson se njëri nga zërat me aktiv që të shkohet në koalicion me Nismën dhe AAK-në është anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri. E ky i fundit po merr pjesë në çdo takim që Mustafa po mban me Haradinajn dhe Limajn.

Sipas burimeve, Haziri po e shtynë Mustafën drejt këtij koalicioni jo parimor në mënyrë që të rrisë pakënaqësinë në LDK dhe të kërkohet largimi i Mustafës.

“Haziri po e bënë këtë për ta sfiduar Mustafën që kreu i LDK-së të dështoj në këtë koalicion e ai (Lufti Haziri) të ngjitet lartë në hierarkinë e partisë dhe ta merr drejtimin e saj”, ka thënë një burim brenda LDK-së.