KV

LDK do të jetë gjithmonë këtu për gjilanasit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – LDK do të jetë gjithmonë këtu për gjilanasit, qeverisja e pakicës po identifikohet me abuzim të ligjit, me kamionë të vjedhur, me shkelje të planeve rregullative e me mashtrim të madh.

Nën udhëheqjen e kryetari të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, kanë filluar takimet e para për vitin 2024, së bashku me Kryesinë e Degës dhe Këshillin e Kryetarëve të Nëndegëve. Në parim është miratuar plani i punës për vitin 2024, plani buxhetor dhe plani i aktiviteteve dhe angazhimeve të komisioneve si dhe opozitbërjen tonë në Kuvendin Komunal.

Zotohemi se jemi këtu për të gjithë gjilanasit. Kjo qeverisje e pakicës në Gjilan po identifikohet me abuzim të ligjit, me kamionë të vjedhur e shkelje të planeve rregullative, me mashtrim të madh. Nga mashtrimi i madh vjen dëshpërimi i madh. Ne jemi shpresa gjithmonë. Edhe në vitin 2000 edhe në vitin 2013, ishim ata që rikthyem besimin. Do të mbesim gjithmonë parti e besës dhe shpresës.

Hidromorava

Me 21 janar, gjithashtu, shënohet edhe dita e ndarjes nga jeta fizikisht të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Ai për trashëgimi la familjen e tij biologjike në Xërxë, Istog e Prishtinë. Për familje politike këtij vendi ia la Lidhjen Demokratike të Kosovës, e popullit të Kosovës ia la trashëgiminë më të madhe, Republikën e Kosovës, duke e bërë popullin e Kosovës të barabartë në botë me popujt e tjerë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.