Fundamenti

LDK dhe LVV, luftë në “Facebook”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje” po e vazhdojnë luftën nëpërmjet internetit, duke akuzuar njëra-tjetrën për shkatërrim të shtetit dhe për thirrje për luftë. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, LDK-ja ka treguar se kush po i fton qytetarët në protestën e 1 shtatorit. LDK-ja më tej ka theksuar se në përpjekje për të nxjerrë sa më shumë njerëz në protestën e 1 shtatorit Lëvizja “Vetëvendosje” ka përgatitur një videospot, në të cilin kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi dhe deputeti i saj Faton Topalli u bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë.

Po ashtu LDK-ja thotë se “Vetëvendosja” në emër ë patriotizmit po i fton qytetarët për luftë kundër pushtetit. “Lëvizja ‘Vetëvendosje’ tashmë është shndërruar në një sekt indoktrinues dhe një fenomen negativ për studim në politikën bashkëkohore në Kosovë dhe më gjerë.

Uji Dea

Ata akuzojnë të tjerët për krimet që vetë i bëjnë, i veshin me vello patriotizmi edhe veprimet më brutale kundër shtetit dhe qytetarëve, e djegin Republikën me moton ‘Për Republikën’, i japin vetes kompetenca dhe ‘të drejtë morale’ për të bërë thirrje për vrasje publike, për tërheqje zvarrë, për burgosje e internime të kundërshtarëve politikë, gazetarëve e qytetarëve…”, konsideron LDK-ja./zeri/