Eko Higjiena

LDK dhe AAK ndjekin shembullin gjerman, me koalicion të përhershëm

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (LDK) nuk do të jenë bashkë vetëm në krijimin e qeverisë së ardhshme. Këto dy partitë janë në negociata për krijimin e një koalicioni të përhershëm ndërmjet vete.

Partia e Isa Mustafës dhe ajo e Ramush Haradinajt janë duke e ndjekur shembullin e koalicionit CDU- CSU në Gjermani. Ky koalicion mund të ndodhë në një të ardhme të afërt. Kështu ka bërë të ditur një burim i lartë i Gazetës Blic i afërt me LDK-në.

Sipas këtij burimi, nivelet më të larta të të dyja partive politike kanë biseduar për këtë koalicion, dhe me gjasë pritet që brenda pak kohësh të zyrtarizohet një koalicion i tillë.

“Mund të ndodh që ky koalicion të zyrtarizohet menjëherë pas formimit të qeverisë”, ka thënë ky burim i lartë i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, një ide e tillë, e cila shpejt do të bëhet realitet ende nuk është diskutuar në kryesitë e dy partive, mirëpo deri më tani është diskutuar vetëm në nivele të larta politike dhe ka një gatishmëri të paparë që të ndodhë ky koalicion.

Hidromorava

Bashkëpunimi i këtyre dy partive, daton qysh nga viti 2004, kur ish- presidenti i Kosovës dhe i LDK-së, Ibrahim Rugova e kishte bërë kryeministër kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe pse partia e këtij të fundit kishte marrë vetëm 8 për qind të votave.

Përpjekje për bashkimin e këtyre dy partive ka pasur edhe pas vitit 2008 edhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj për krijimin e bllokut të partive të djathta, por që në atë kohë, LDK nuk kishte dhënë sinjale për një gjë të tillë.

LDK-ja në atë kohë e udhëhequr nga Fatmir Sejdiu, ishte në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, ku Sejdiu ishte bërë president i shtetit, derisa në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur si shkelës të Kushtetutës së Kosovës, me mbajtjen e dy posteve, atë të shefit të shtetit dhe atë të shefit të partisë.

Edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit 2014, dy partitë politike, LDK-ja e Isa Mustafës dhe Aleanca e Ramush Haradinajt u bashkuan për ta formuar koalicionin e ardhshëm, ku në marrëveshje për bashkëqeverisje hyri edhe Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt, duke e lënë në opozitë PDK-në e Hashim Thaçit, ndonëse në zgjedhje doli partia e parë. /Gazeta Blic/