Hidromorava

LDK: Deri në ora 15:00 votuan 30 për qind e gjilanasve, proces i bardhë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arben Mehmeti, në konferencën për media, ka njoftuar se deri në ora 15:00 kanë votuar 30 për qind e gjilanasve, e që është e ngjashme me periudhën e njëjtë të zgjedhjeve të fundit. Mehmeti, procesin e votimit e ka vlerësuar të bardhë, duke shtuar se deri tani nuk ka ndonjë problem që do të ndikonte në zgjedhje, përjashto disa teknike.

Hidromorava

LDK e Gjilanit apelon qytetarët që edhe për këto orë sa kanë mbetur, t’i shfrytëzojnë për të votuar për të ardhmen e Gjilanit dhe Republikës./rajonipress/