Fundamenti

LDK deklarohet për takimin Thaçi – Mustafa

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sonte një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Takimi është zhvilluar në shtëpinë e Mustafës me kërkesë të Presidentit Thaçi.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ku sipas tij, Presidenti e njoftoi Mustafën për takimin e sotëm që kishte me dy zyrtarët e lartë amerikanë.

UBT

“Mund të konfirmoj që me kërkesë të Presidentit Hashim Thaçi, kryetari Isa Mustafa e ka takuar në shtëpi atë, ku është njoftuar nga presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, ka thënë Mustafa për Indeksonline.

Rikujtojmë se Presidenti Thaçi, bashkë me Kryeministrin Haradinaj, sot kanë zhvilluar një takim me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley.

Zyrtarët e lartë të SHBA-së, kanë ripërsëritur qëndrimin e qartë të administratës amerikane që taksa duhet të suspendohet me qëllim që të vazhdojë dialogu dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Indfeksonline/