Fundamenti

LDK dëgjon strukturat në teren, pakënaqësi ankesa enorme ndaj pushtetit aktual për ndalimin e projekteve jetike për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka vazhduar me ciklin e debateve “LDK ju dëgjon” me strukturat në lagjeve, “Dy Korriku”, “Dheu i Bardhë” e “Baja”. Strukturat e këtyre lagjeve kanë paraqitur ankesa e pakënaqësi enorme për ndalimin e projekteve jetike për Gjilanin nga pushteti aktual, për mos mbajtjen e premtimeve për lumin Stanishorka e Mirusha, për humbjen e mjeteve për stadiumin e grantet e shumta, mos funksionalizimin e shkollës fillore “Rexhep Elmazi” etj.

Edhe në këtë takim bashkëbisedimi strukturat e LDK-së vlerësuan se ky është vit i humbur për Gjilanin dhe nëse nisemi nga thënia ‘dita e mirë shihet në mëngjes’, atëherë fatkeqësisht ky do të jetë mandat i humbur për Gjilanin.

Eco Higjiena

Strukturat e partisë kanë kontribuar në debat lidhur me zhvillimet politike në Komunë e në qeverisjen qendrore, veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarizmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan