Fundamenti

LDK çel dyert për koalicion me PDK’në

/ 1 minutë lexim

Nënkryetari i LDK’së Haki Rugova nuk e përjashton mundësinë për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. “Nuk jemi të mbyllur për asnjë lloj bisede, me askënd” ka thënë ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës po jep sinjale se mund të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Kështu ka deklaruar Nënkryetari i LDK’së Haki Rugova në një prononcim për Politiko.net.

“Nuk jemi të mbyllur për asnjë lloj bisede, me askënd. Do ta shohim se çfarë do veprojmë më tutje”, ka deklaruar ai.

Uji Dea

Nënkryetari i LDK’së, thotë se vendimi për hapat e ardhshëm të kësaj partie do të merret nesër, në takimin e Këshillit të Përgjithshëm.

“Ne kemi dalë sot me një prononcim, pas takimit të Kryesisë. Më vonë, e kemi një takim edhe me Kryetarët e Degëve, ndërsa nesër e kemi Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, ku do të dalim me qëndrim më të qartë se çka më tutje”.