Eko Higjiena

LDK: Brenda 3 vjetësh pushteti ka dhënë plot 781 tenderë sekret

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, ka thënë se janë të pavërteta deklaratat e Qeverisë se është duke e luftuar korrupsionin.

“LDK është duke e përcjellur me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit të cilët po tentojnë të turbullojnë pamjet e vërteta, e me çdo kusht po shfrytëzojnë propagandën sepse kaq dijnë, pra janë të aftë vetëm për propagandë. Megjithëse për javë të tëra LDK ka analizuar fenomenin e kontratave sekrete, ka kërkuar përballje në Kuvend dhe kërkoi themelimin e Komisionit Hetimor; pushteti ikë. Përveç se ikë ata po shfrytëzojnë mekanizma e informata propaganduese vetëm e vetëm të fshehin korrupsionin e madh që i ka mbuluar institucionet tona”, thuhet në komunikatë.

LDK shton se sipas listës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vetëm 3 vite qeverisje, pushteti ka dhënë plot 781 tenderë sekret, që do të thotë ka dhënë tenderë sekret në vlerë prej 209 milionë euro.

Eco Higjiena

“Pra çdo ditë pune pushteti jep 1 tender sekret. Kjo është e vërteta, dhe jo vetëm kaq. LDK vlerëson se rritja e tenderëve sekret gjatë këtij mandati është shumë shqetësues për shkak të keqpërdorimit të parasë publike. Nga viti i parë sa ishte 30 milionë euro, në vitin e dytë u bënë 70 milionë; përderisa në vitin e tretë janë bërë gjithsej 109 milionë euro. Ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë nënshkruar 7 tenderë sekret, në vlerë prej 4.1 milionë euro. Nga 781 tenderë sekret, tani janë 788, ndërsa nga 209 milionë euro, tashmë janë 213 milionë euro. Pra nga 1 milionë euro në ditë po i jep kjo Qeveri”, thuhet tutje në komunikatë.

LDK vlerëson se është e domosdoshme të sqarohet përdorimi i parasë publike, përderisa paaftësia qeverisëse po i kushton qytetarëve tanë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.