FIDANISHTJA

LDK: Blloku opozitar nuk i ka pranuar kushtet e VV

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

LDK-ja ka hedhur poshtë spekulimet qe është arritur pajtimi i koalicionit për t’i pranuar kushtet e Lëvizjes Vetëvendosje.Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, tha se Isa Musafa nuk ka pasur takime gjatë javës me kreun e Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti.

Ai i ka quajtur spekulimet raportimet e sotme se blloku opozitar LDK-AAK-Nisma i kanë pranuar kushtet e Vetëvendosjes dhe do ta kenë mbështetjen e partisë së Kurtit në Kuvend.

“Ne si LDK s’kemi zhvillu takime të reja me Lëvizjen Vetëvendosje, por po vazhdojmë punën me partnerët e koalicionit dhe do të bëjmë edhe bisedat tjera me VV-në dhe gjithçka tjetër është spekulim. Nuk kemi pas takime përpos takimeve të javës së kaluar që kanë qenë publike”, ka thënë Shala.

Mobi Casa

Ndryshe, partia që e udhëheq Albin Kurti, ka përkrahur bllokun opozitar LDK-AAK-Nism, për të pamundësuar qeverisjen “Thaçi 3.”

Mirëpo, kjo përkrahja është e kushtezuar. Për të mbështetur koalicionin e këtyre tri partive, Vetëvendosje ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, ndaljen e privatizimit dhe shqyrtimit të ndërmarrjeve të privatizuara deri tash, si dhe kushti i tretë ka qenë funksionalizimi i Trepçës./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.