ARKATANA

LDK: Bedeli i jabangjisë paska fol në qytetin e Ushtrisë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shtëpiza e shkatërruar, përmes bedelave të jabangjiut po mundohet të lëndoj qytetarët gjilanas, dhe atë të mbledhur në zgafella pa patur guximin të dalin hapur para qytetarëve po nxjerrin klithma dhe selame të lodhura që për gjilanasit tani më janë të njohur si llafe të drekave me para të rrugëve thuhet në reagimin e degës së LDK-së duke ju referuar deklaratës së Kadri Veselit.

Para se të flasin përmes bedelëve, duhet ta shohin vetën në pasqyre ngase ndryshe s`kanë guxim as të dalin e të maten, këtë komoditet s`ja lejon mëkati që kanë bërë kundër qytetarëve të Gjilanit të lirisë, Gjilanit të ushtrisë e që as edhe një herë si pranoi fjalët e lodhura të jabangjjnëve e aq më pak të bedelëve të lodhur.

Hidromorava

Sa për kujtim, kopesë së vogël i themi se bedelin që mundoheni t’ja shisni Gjilanit se pranojnë ushtarët e qytetit të lirisë, ushtarët e Ibrahim Rugovës, që nuk keni kursye metodë për ta ndaluar,e aq më pak si mik ose jaran, ngase tradita jonë atdhetare na mbanë shumë lart në krahasim me juve o mëkatar.

Mos harroni se tradita atdhetare e familjes së të parit tonë, s`lejon t`bëhemi miq me bedelat e jabangjiut tuaj! Mirë se jeni kthye në qytetin e Lutfi Hazirit, por mos harroni që qyteti i 26000 ushtarëve nuk ju pranon më thuhet në reagimin e LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.