LDK: Arsimi në Gjilan po degradohet skajshmërisht, fajtor qeverisja komunale

Gjilan – Komisioni për Arsim i LDK-së së Gjilanit në përbërje nga Doruntina Kllokoqi, Arbëresha Aliu dhe Florije Rashiti, përmes një konference për media, kanë adresuar kritika në adresë të pushtetit përkatësisht sektorit të arsimit, ku sipas tyre, sot, kur kemi hyrë në javën e dytë të muajit nëntor, po bëhen plotë 24 ditë prej kur edhe zyrtarisht ka filluar sezona e ngrohjes në institucionet arsimore, e këtë ngrohje për nxënësit ende nuk e ka mundësuar qeveria komunale.

Doruntinë Kllokoqi, ka thënë se përfaqësuesit e LDK-së në paraqitjet e tyre deri më tani, kanë rikujtuar qeverisjen komunale për nevojën e qasjes më ndryshe ndaj këtij problemi sepse, çështja e ngrohjes këtë vit del të jetë më komplekse dhe, duke marr parasysh këtë, komuna është dashtë që procedurat e tenderimit t’i fillojë me kohë dhe në procedura të rregullta.

“Përkundër insistimit tonë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe, si pasojë e një qasje aspak serioze, sot në shkollat e Gjilanit nuk kemi ngrohje.( këtu i shtojë shkollat qe eventualisht nuk mbajnë mësim të hënën ose shkurtojnë orët ..). Qeveria komunale ka ble lëndë djegëse dru me çmim 93euro/m³ krahasuar me çmimin e tregut 60euro/m³ pra 33 euro/m³ më shtrenjtë”, ka thënë Kllokoqi.

Ajo shtoi se ende nuk ka arritur të fillon procedurat e furnizimit të shkollave me dru.

“Shqetësimi tjetër për ngrohjen e shkollave është furnizimi i shkollave me lëndë djegëse me pelet dhe, sipas informacioneve ky proces ka ngecur dhe vazhdon të mos ketë rrugëzgjidhje. Kështu shkollat: Shkolla e Muzikës, Shkolla teknike” Mehmet Isai”, Shkolla “Bajram Curri”, Shkolla “Vesel Muja”, IP “Dardania”, Shkolla “Rexhep Elmazi”, do të përballen me të ftohtin e ditëve në vijim”, ka thënë Kllokoqi, për të shtuar se Kryetari i Komunës, z.Hyseni duhet të japi përgjigje se pse ende ne shkollën Selami Hallaqi kohëzgjatja e orës mësimore është 30 minuta si dhe cilat janë përpjekjet e tij që nxënësit e shkollës Rexhep Elmazi të fillojnë mësimin në shkollën e tyre.

“Kur jemi këtu nuk mjafton që tërë përgjegjësin tua bartin operatorit. Ku është këtu autoriteti i komunës që të rris planin dinamik të punimeve në shkollën “Rexhep Elmazi”, sa herë ka vizituar këto punime kryetari Hyseni. Kjo stërzgjatje e punimeve në shkollën “Rexhep Elmazi”, shkakton nevojën e transportit të nxënësve të kësaj shkolle nga ana e prindërve që është i kushtueshëm dhe humbje kohe për ata prind që i përcjellin fëmijët e tyre nga lagja Porodin në Dardani”, ka thënë tutje përfaqësuesja e LDK-së. Ajo në emër të Komisionit për Arsim të LDK-së tha edhe se Kryetari Hyseni duhet të jap përgjegjësi se pse po vazhdon kjo situatë e krijuar në shkollën “Rexhep.Elmazi”.

“Sot, Kryetarit Hyseni po ja kujtojmë nevojën e riparimit por edhe të furnizimit të shkollave me gjeneratorë. Thirrjet institucionale për mungesë të energjisë gjatë dimrit e bëjnë urgjente këtë çështje”, ka thënë Doruntinë Kllokoqi.

Ajo ka apeluar të vizitohen shkollat e qytetit dhe të konfirmohen këto të dhëna dhe njëkohësisht të merret përgjigje te kryetari komunës për këto shqetësime të LDK-së dhe të qytetarëve të Gjilanit. Prindërit duhet të njoftohen se pse shkollat nuk kanë lëndë djegëse për ngrohje.
“Neglizhenca dhe injoranca e qeverisë komunale të udhëhequr nga Alban Hyseni Kryetar po e degradon skajshmërish arsimin në komunën tonë. Duke heshtur para zbatimit të vendimit të MASHT-ti për ndryshimin e kalendarit shkollor. Ai në vend se ta mbikëqyr këtë proces dhe të deklarohet para qytetarëve zgjedh që të shtunave të shikoj punët e tij private duke injoruar situatën kaotike që krijohet të shtunave në shkollat e Gjilanit. Këtë sjellje e quajmë më shumë se sa mosdije dhe më shumë se sa Injorancë”, ka përfunduar fjalën e saj.

Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS