RCCOLA

LDK akuzon shërbimet publike

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan- Qytetarët Gjilanas njihen si taksapaguesit më të mirë dhe më të rregullt në Kosovë, por nga ana tjetër qytetarët gjilanas sot janë më të diskriminuarit në fitimin e kyçjes në projekte kapitale qeveritare ka thënë Vehbi Salihu.

Dega e LDK-së në Gjilan ka hedhur akuza edhe të shtunën në adresë të qeverisjes komunale. Kësaj radhe sektori i shërbimeve publike që vepron në kuadër të LDK-së e që udhëhiqet nga Vehbi Salihu ka kritikuar qeverinë qendrore dhe drejtorinë e shërbimeve publike për shkak të mirëmbajtjes verore tejet të kushtueshme dhe mungesës së hapësirave publike.

Vehbi Salihu ka thënë në konferencën me gazetar se qytetarët Gjilanas njihen si taksapaguesit më të mirë dhe me të rregullt në Kosovë, por nga ana tjetër qytetaret gjilanas sot janë më të diskriminuarit në fitimin e kyçjes në projekte kapitale qeveritare. Kthimi mbrapshtë i taksave të tyre është nën çdo nivel krahasuar me komunat tjera në Kosovë.

Sot qytetarët tanë janë anashkaluar nga Autostrada e Kombit si dhe nga të gjitha projektet rrugore që lidhen me komunat fqinje dhe nga shumë projekte tjera me të cilat vlen të krenohemi dhe që janë premtuar pa reshtur gjatë fushatave zgjedhore.

Sipas Salihut, LDK-ja në Gjilan gjithnjë do të jetë e interesuar t`i përkrah të gjitha projektet të cilat ofrojnë shërbime të mira për qytetarët tanë, duke i`a përmirësuar jetën e tyre pa dallime partiake dhe racore,trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve.

Salihu tha se Komisioni për Shërbime Publike pranë LDK-së i ka rekomanduar Drejtorisë së Shërbimeve Publike që urgjentisht të ndërmarr hapat konkret në shqyrtimin e shqetësimeve tona dhe të taksapaguesve gjilanas.

Që menjëherë të filloj me realizimin e projektit për mirëmbajtjen verore të rrugëve,të ndërhyhet urgjentisht në renovimin dhe mirëmbajtjen adekuate të parqeve, shesheve, hapësirave të gjelbërta ,të ketë kujdes në përzgjedhjen e kompanive profesionale dhe garantuese për disa vite të shenjëzimeve horizontale dhe vertikale të rrugëve dhe trotuareve.

Eco Higjiena

Ky komision ka kërkuar gjithashtu nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që urgjentisht të kthehen hapësirat publike dhe trotuaret e uzurpuara në destinacionin e tyre për të cilat janë ndërtuar duke i larguar kafiterit dhe uzurpatorët e ndryshëm.

Në projektet e ardhshme për ndriçim publik t`i jepet prioritet shqetësimeve të LDK-së.Të fillohet projekti për rregullimin e transportit publik urbane në të gjitha Lagjet e Qytetit.Të bëhet çmos që qytetarët gjilanas të kyçen në projektet kapitale të Qeveris Qendrore kundrejt taksave të paguara nga ta.Të zgjerohen zonat për shërbime publike të grumbullimit të mbeturinave , kyçjet në ujësjellës dhe kanalizime në të gjitha zonat dhe vendbanimet e mundshme.

Salihu tha se komisioni që a`i drejton ka vërejtje të shumta në punën e Drejtorisë për Shërbime Publike në Gjilan siç janë ,Mirëmbajtja Verore e Rrugëve.”Edhe pse është aprovuar buxheti, për mirëmbajtjen verore të rrugëve, gjer më sot rrugët urbane dhe ato rurale janë të mbushura me gropa të shumta.

S`i pasojë e kësaj për çdo ditë, qytetarët tanë po pësojnë materialisht, duke i amortizuar dhe dëmtuar automjetet e tyre, edhe pse janë taksapagues të rregullt, si dhe për çdo vit ,ata në emër të dëmtimit të rrugëve paguajnë taksen shtesë prej 10 euro”.

Salihu mendon se mirëmbajtja verore e rrugëve, taksapaguesve gjilanas për çdo vit i kushton hiq më pak se rreth 300.000 euro. Ai ka dhënë vërejtje edhe tek mirëmbajtja e hapësirave publike, si parqeve dhe shesheve,pastrimi i rrugëve dhe varrezave,parkingjeve.

Shumica e parqeve dhe shesheve në komunën tonë (përveç parkut në qendër) nuk menaxhohen mirë dhe dita ditës po amortizohen si pasojë e mos mirëmbajtjes dhe keq menaxhimit të tyre. “Përkundër dëmtimit të parqeve dhe shesheve Drejtoria e shërbimeve publike nuk ka ndërmarrë asgjë, në zgjerimin e hapësirave të gjelbërta dhe parkingjeve për çka ka nevojë shumë të madhe qyteti” tha Salihu./rajonipress