Mobi Casa

LDK akuzon qeverisjen komunale për projektet “shkel e shko”

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Arben Mehmeti këtë të shtunë nuk ka vepruar si kolegët e tij për të folur retorikë e akuza të paqëndrueshme në adresë të pushtetit. Ai me foto konkrete e me dëshmi nga të gjitha projektet e fokusuara ka folur për parregullsi dhe mos mbikëqyrje ekstreme të punimeve nga ana e zyrtarëve mbikëqyrës dhe për punimet shkel e shko nga ana e kompanive të kontraktuara.

Arben Mehmetit këshilltarit komunal të LDK-së dhe sekretarit të kësaj partie nuk i kanë pëlqyer konferencat e temave boshe. Ai ka kapur vet aparatin dhe ka vizituar disa projekte konkrete ku shihet një pasqyrë jo e mirë e punimeve, investime këto të taksapaguesve gjilanas.

Arben Mehmeti duke ofruar fotografi konkrete tha se Komuna e Gjilanit vazhdon në çdo kohë dhe çdo vend pa asnjë fije turpi të trumbetojë se nga viti 2008 deri më 2011, vlera e investimeve kapitale ka arrit në 70.494,916.40 euro, që në shikim të parë duket jashtëzakonisht befasuese për qytetarë, dhe befasuese për pushtetarë, sepse realiteti është ndryshe dhe ky pasqyrim është një fontanë dëshirash, si dhe është një mashtrim zyrtarë që ju bëhet qytetarëve dhe organeve të ndryshme duke përfshi edhe kuvendin komunal si organ më i lartë i kësaj komune.

Arben Mehmeti sekretar i LDK-së thotë se në praktikë këto investime nuk qëndrojnë janë joreale respektivisht fiktive për periudhat që po flasim se janë bërë këto investime, si dhe me rastin e fundit të ‘’Sahat Kullës’’ u vërtetua si dhe u pranua publikisht nga kryetari i komunës se është gabuar me publikimin e kësaj shifre në këtë broshurë që jep me kuptua se ka edhe gabime tjera, por që ne mendojmë se janë të qëllimshme dhe se për këtë mashtrim zyrtarë të qytetarëve duhet të japin përgjegjësi ata që kanë hartuar dhe lejuar një publikim të një dokumenti të tillë zyrtar skandalozë që nuk bazohet në të vërtetën faktike dhe juridike.

Duke folur për projektet konkrete Mehmeti tha se është një karakteristikë e veçantë e kësaj qeverisje se kemi të bëjmë me kryerje të projekteve ‘’shkel e shko’’ dhe ne lidhje me këtë dukuri. Duke ofruar shembuj konkret Mehmeti ka përmendur projektin më madhorë përmes së cilit janë fituar dy palë zgjedhje 2007 dhe 2009, projekti i lumit “Mirusha” i cili ka filluar në praktikë më datë 25 gusht 2009, i cili sa është duke u punuar në një drejtim aq është duke u dëmtuar në drejtimin tjetër si rezultat i punës jo të mirë dhe mbikëqyrjes jo adekuate , si dhe kujdesit ndaj projekteve nga autoritetet e caktuara komunale.

Aktualisht kemi të bëjmë me një dëmtim dhe degradim jashtë mase të këtij projekti si rezultat i jo seriozitetit të trajtimit të këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët e komunës sonë, pikërisht nga organet e kësaj qeverisje lokale. Mehmeti ka ofruar foto ku shihet gjendja e mjerueshme në këtë pjesë.

FIDANISHTJA

Një projekt tjetër ku kompania dhe organet mbikëqyrëse kanë marrë miliona euro dhe nuk i kanë përfunduar punimet ka të bëjë me asfaltimin e rrugës “Hasan Remniku”. Në këtë projekt Eurotrans edhe pse ka marrë mijëra euro ende nuk i k ka përfunduar punimet tha Mehmeti. Mehmeti tha se ky projekt edhe pse figuron se ka përfunduar , punimet në fakt ende janë në gjysmë. Mehmeti edhe nga ky projekt ka ofruar fotografi shokuese.

Një projekt tjetër të rrugës në drejtim të Kolegjit ‘’Fama’’ sipas Mehmetit edhe pse kjo rrugë është kontraktuar për asfaltim nga ana e kompanisë Papenburg, por se në praktik kemi ngecje respektivisht mos zbatim të kontratës. “Edhe këtu kemi një shtresë të asfaltit në një pjesë dhe në një pjesë tjetër as nuk ka filluar fare dhe për këtë duhet të ekzistoj llogaridhënia sepse është shkelje e ligjit të prokurimit publik mos realizimi me kohë e kontratës së nënshkruar” tha Mehmeti.

Kjo qeverisje mundet edhe të nënshkruaj kontrata të prokurimit e edhe mund të bëjë pagesa sipas këtyre kontratave, por se në praktikë mund të mos kryhet asnjë punë, rasti më ilustrativë është me rrugën e fshatit Kmetocë, ku është nënshkruar edhe ujësjellësi dhe asfaltimi ndërsa nëse shkoni në vend të ngjarjes mund të hasni në krejt diçka tjetër,po jo edhe në asfalt dhe ujësjellës ka ironizuar Mehmeti.

Poashtu është rasti i njëjtë me rrugën e Kravaricës ku është nënshkruar kontrata me zyrën e prokurimit për asfaltim të rrugës ndërsa gjendja në terren është krejt ndryshe. Edhe nga ky projekt Mehmeti ka ofruar fakte e dëshmi të gjendjes ekzistuese.

Dhe kjo qeverisje ndërton trotuare, harxhon mjetet financiare të taksapaguesve edhe aty ku nuk ju shërbejnë qytetarëve respektivisht taksapaguesve këto trotuare, p.sh. në rrugën qarkore dhe rasti më i freskët është në drejtim të varrezave kah shkolla “Abaz Ajeti’’ku trotuari ju rregullohet drunjve dhe themeleve të objekteve përreth , ndërsa njerëzit aty nuk ka mundësi ta shfrytëzojnë.

Dhe në fund kjo qeverisje për interesa politike lejon edhe më tutje shfrytëzim të uzurpimeve të hapësirave publike si dhe rasti më konkretë është objekti mbi lumin ‘’Stanishorka’’që është një pengesë për realizim të projektit të rregullimit të këtij lumi që është interes qytetarë i komunës, dhe se pronë mbi lumë nuk mund të ketë askush përveç shtetit tha Mehmeti. Për të gjitha këto shqetësime dhe shkelje ligjore kërkojmë që shumë seriozisht të merren organet kompetente komunale dhe të drejtësisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.