Eko Higjiena

LDK-AAK-Nisma ecin drejt “Sërpska”-s

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bllokut opozitar, LDK-AAK-Nisma nuk po i ngutet më që të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo e fundit për ditë të tëra u lut nga blloku opozitar që të jetë pjesë e institucioneve të ardhshme të Kosovës. Madje koalicioni kishte lëshuar pe në shumë kushte të vëna nga partia e Albin Kurtit, kushte të cilat kishin të bënin me dialogun Kosovë-Serbi dhe ndërprerjen e privatizimit.

Kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt finalizimit të marrëveshjes, u prish “muhabeti” dhe treshja hoqi dorë nga nënshkrimi i marrëveshjes për të cilën ishin dakorduar një ditë më parë. Përfundimin i seancës konstituive duket se ka ndryshuar gjërat.

Fundamenti

Burime të gazetës Tribuna bëjnë të ditur se arritja e një marrëveshje në parim në mes të bllokut opozitar me minoritetet e përfaqësuara në Kuvend, sidomos me Listën “Sërpska”’, i ka relaksuar bukur mirë drejtuesit e treshes LDK-AAK-Nisma. Afrimi me minoritetet ka bërë që drejtuesit e bllokut të heqin dorë nga pranimi i disa kushteve të Vetëvendosjes, kushte të cilat sipas burimit do të ndikojnë edhe në mosarritjen e marrëveshjes së paralajmëruar një ditë para mbajtjes së seancës konstituive. Madje sipas të njëjtave burime blloku opozitar nuk është më fare i interesuar as që t’i vazhdojë bisedimet përmes grupeve punuese me Vetëvendosjen, përmes të cilave synohej që të gjendej një kompromis për të bashkëqeverisur…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.