RCCOLA

LDD – AAK në Gjilan zbatojnë platformën e koalicionit edhe në nivel lokal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dritë Maliqi nënkryetare e LDD tha se të martën më 21 maj në lokalet e AAK-së pritet të takohen anëtarët e kryesisë së LDD-së me ata të AAK-së për të caktuar detyrat dhe bashkërenduar obligimet mes këtyre dy subjekteve politike lokale.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë dega në Gjilan, në përbërje të plotë, të shtunën nën drejtimin e Dritë Maliqit nënkryetare e LDD, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në lokalet e partisë.

Dritë Maliqi i ka informuar anëtarët e kryesisë lidhur me mbledhjen e mbajtur në kryesinë qendrore, pastaj është analizuar situata aktuale në degën dhe nëndegët e LDD-së në Gjilan.

RCCOLA

Dritë Maliqi tha për rajonipress se në këtë mbledhje është diskutuar për mënyrat dhe format e bashkërendimit të punëve dhe aktiviteteve me partnerin e koalicionit AAK-në, deri në përfundimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Maliqi tha se kryesia e LDD-së në Gjilan e ka përkrahur koalicionin AAK-LDD në qendër dhe realisht e njëjta platformë është zbatuar edhe në degën e Gjilanit.

Maliqi tha se të martën më 21 maj në lokalet e AAK-së pritet të takohen anëtarët e kryesisë së LDD-së me ata të AAK-së për të caktuar detyrat dhe bashkërenduar obligimet mes këtyre dy subjekteve politike lokale./rajonipress/