Fundamenti

Lazio sytë kah Mavraj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mërgim Mavraj mbetet një pikë referimi në blerjet e reja të Lazios. Sipas roma.repubblica.it, emergjenca që po has trajneri, Stefano Pioli, në repartin mbrojtës ka vënë në lëvizje drejtorin sportiv, Igli Tare, për të gjetur me patjetër të paktën një qendërmbrojtës me peshë për në afatin kalimtar të janarit, transmeton Telegrafi.

Për momentin Tare ka nisur kontaktet për të marrë nga Sparta Moska Boketin, por kartoni i tij është 5.5 milionë euro. Ndërkohë në kahun tjetër shqiptari vijon bisedimet edhe me klubin e Bazelit për Fabian Schar, lojtar që i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe nuk ka rinovuar ende.

Mobi Casa

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte dhe vjet në “orbitën” e klubit italian, por çuditërisht Tare nuk e afroi, pavarësisht se bëhej fjalë për një lojtar me parametër zero (tashmë luan te Kolni në Bundesligë).

Fakti se Mavraj po tregon një formë të shkëlqyer ka bërë që Lazio të rimendojë për këtë të fundit, pavarësisht se tanimë do të duhet të paguajë të paktën 3 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.