Uji Dea

Lazio po mendon ta huazojë Durmishin në Serie B

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Riza Durmishi pritet të largohet nga Lazio pas gjashtë muajve të tmerrshme në kryeqytetin italian.

Mbrojtësi shqiptar me pasaportë daneze nuk është regjistruar fare nga Lazio dhe nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion.

27-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023, ndërsa klubi italian po mendon huazimin e tij në janar.

Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e Durmishit pritet të jetë në Serie B, tek skuadra e Salernitana.

ARKATANA

Edhe kjo skuadër njësoj si Lazio është nën pronësi të presidentit Claudio Lotito.

Durmishi edicionin e kaluar ishte i huazuar në Ligue 1 te Nice, por nuk tregoi asgjë dhe Lazio nuk pranoi asnjë ofertë në verën për lojtarin.

Kjo ka bërë që Biancocelestët të mendojnë huazimin e tij në Serie B te Salernitana ku Durmishi do të mund të luante rregullisht për ta rikthyer formën e vjetër.

Kujtojmë që lojtari ishte bashkuar me Lazion në janar të vitit 2018 nga Real Betis për 7,5 milionë euro, por që nga ajo kohë ai nuk ka arritur dot të tregojë formën që kishte shfaqur në La Liga. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.