UBT

Lazio kërkon Azemin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Skuadra e Lazios ia ka vërë syrin sulmuesit kosovar, Ilir Azemit. Reprezentuesi i Kosovës ka shkëlqyer me Greuther Furthin në Bundesliga 2.

Pas Etrit Berishës, Lorik Canë e Thomas Strakoshës, skuadrës së Lazios ka gjasa t’i shtohet edhe një tjerë futbollistë shqiptarë, gjatë afatit kalimtarë të verë. Fjala është për Ilir Azemin.

Sipas mediave italiane, 22-vjeçari i cili është pjesë e Greuther Furth në Bundesliga 2, pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i ekipit romak, Igli Tare, i cili është nisur drejt Gjermanisë për t’i nisur bisedimet për transferimin e lojtarit në kryeqytetin italian.

Uji Dea

Vlera e Ilir Azemit është rreth 500 mijë euro, por kjo shifër mund të ulet ndjeshëm për faktin se kontrata e sulmuesit me skuadrën gjermane skadon pas një viti.

Azemi përfiton vetëm 200 mijë euro në sezon, ndaj një ofertë më e lartë e Lazios do ta bindte për ta transferuar në kryeqytetin italian.