Mobi Casa

Lazio i ofron 8 milionë euro për Muriqin, e do edhe Napoli

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha dhe të njohura evropiane. Sulmuesin kosovar e duan edhe dy ekipet italiane, Napoli dhe Lazio. Kjo e fundit i ofron 8 milionë euro për prizrenasin.

Paraqitjet mbresëlënëse me Fenerbahçen dhe me Përfaqësuesen e Kosovës kanë bërë që Vedat Muriqi të bëhet objektiv i klubeve të mëdha dhe të njohura evropiane, shkruan Gazeta Express.

Javë më parë mediat angleze raportonin se interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur ekipet angleze, Manchester United dhe Tottenham dhe ky i fundit e ka vëzhguar disa herë në stadium.

Ndërkaq, së fundmi mediat italiane shkruajnë se futbollistit prizrenas ia kanë vënë syrin edhe dy klubet italiane, Napoli dhe Lazio.

Uji Dea

Sipas tyre, “Biancocelesti” i kanë bërë gati 8 milionë euro për ta transferuar gjigantin e sulmit.

Muriqi kishte shkëlqyer sezonin e kaluar tek Rizespori, ndërsa po vazhdon me formë të mirë edhe këtë edicion.

Ai i ka shënuar 7 gola në fanellën e Fenerbahçes dhe tre gola për Kosovën, në shtator kundër Republikës Çeke e Anglisë dhe në tetor ndaj Malit të Zi, derisa për shkak të lëndimit mungoi në dy sfidat e nëntorit, ndaj çekëve dhe anglezëve. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.