Eko Higjiena

Lazio e vendos çmimin final për Muriqin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lazio është e vendosur për ta shitur Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar do të rikthehet në kryeqytetin italian pas eksperiencës prej gjysmë sezoni të kaluar në Mallorca në formë huazimi.

28 vjeçari bëri paraqitje solide me klubin spanjoll, me të cilin i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime, duke e ndihmuar ekipin ishull të mbetet në La Liga.

E tash, “Biancocelesti” po planifikojnë ta sistemojnë diku përfaqësuesin kosovar, por jo më në formë huazimi.

Ata duan ta shesin përfundimisht kartonin e prizrenasit, i cili ka kontratë me lazialët deri në vitin 2025.

Madje, klubi italian është i gatshëm ta zbresë edhe çmimin, veç për ta shitur futbollistin që e bleu për afro 20 milionë euro nga Fenerbahçe në vitin 2020.

Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, Lazio është e gatshme ta pranojë një ofertë prej 11 milionë eurosh për gjigantin e sulmit, përcjell “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, Mallorca nuk ofron më shumë se 10 milionë euro për ish-futbollistin e Rizesportit dhe të Fenerbahçes.

ARKATANA

Klubi spanjoll e kishte mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit prej 12 milionë eurosh, por klubi spanjoll nuk kishte mundësi ta paguante këtë shumë.

Drejtuesit e këtij klubi e shohin si prioritet blerjen e kartonit të Muriqit.

Por, janë shumë faktorë që mund të bëjnë që negociatat të jenë komplekse dhe të gjata.

E në ndërkohë, presidenti i Lazios, Claudio Lotito nuk e ka ndërmend të presë shumë gjatë.

Nëse e merr një ofertë nga një klub tjetër, Lazio mund ta shesë Muriqin.

Së fundmi interesimin për të e ka shtuar gjiganti turk, Galatasaray, shkruan “Gazeta Express”.

E në ndërkohë, aty mbetet edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe, e cila po mundohet në të gjitha mënyrat për ta rikthyer lojtarin në Stamboll.

Muriqi do të ishte i kënaqur të luajë në Spanjë ose në Turqi, por jo edhe në Itali, ku e pati një eksperiencë dëshpëruese për një viti e gjysmë me Lazion, me të cilën i realizoi vetëm 2 gola dhe i bëri 2 asistime. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.