ARKATANA

Lazio e shet Berishën për 9 milionë euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Biancocelesti” janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori kosovar nëse arrin ndonjë ofertë e kënaqshme

Nuk po e ndihmon skuadrën, është një objekt i çuditshëm në pritje të largimit.

Kështu e nis shkrimin për Valon Berishën portali italian “cittaceleste.it”, i afërt me Lazion.

Mesfushori kosovar nuk i ka treguar vlerat e tij tek “Biancocelesti”, ku ishte transferuar nga Salzburgu në verën e vitit 2018.

Fillimisht e tunduan lëndimet, ndërsa më pas nuk mundi kurrë ta tregonte veten në kryeqytetin italian duke përfunduar shpesh në bankinë.

UBT

Drejtori sportiv Igli Tare po punon që t’ia gjejë një ekip të ri përfaqësuesit kosovar.

Edhe vetë futbollisti është i interesuar të sistemohet diku tjetër nëse nuk ka vazhdimësi të lojës tek Lazio.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, klubi italian po i kërkon 9 milionë euro për Berishën, i cili ishte transferuar në Lazio një vit e gjysmë më parë.

Për Berishën interesim për janar kanë shfaqur dy skuadra, një në Itali dhe një jashtë saj.

Kohë më parë spekulohej se futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji mund të rikthehet në Austri tek Salzburgu. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.