UBT

“Lazarati i Britanisë”, policia ndalon dy shqiptarë se kultivonin kanabis në një lokal nate

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy të rinj shqiptar të moshës 20- vjeçare janë arrestuar nga policia e Uellsit pasi kishin kultivuar kanabis me vlerë 1 milion paund brenda një lokali nate në Rhondda. Pas marrjes së informacionit nga publiku, policia sekuestroi sasinë e drogës dhe kontrolloi ndërtesën, ku zbuloi më shumë se 1 mijë rrënjë kanabis.

Oficerët e policisë e kanë përshkruar operacionin si një nga më të mëdhenjtë, ndërkohë që për ta kjo është një mënyrë shumë e sofistikuar e kultivitimit të drogës.

Ata janë shprehur për mediat se ky operacioni u krye fatmirësisht në kohën kur kanabisi do të korrej dhe shpërndahej më pas për konsum.

Mobi Casa

Identiteti i dy shqiptarëve nuk është bërë i ditur, por ata do të dalin para gjykatës së Merthyr Croën në datën 11 korrik.

Gjatë kontrollit policia zbuloi hapësira të tëra të lokalit të natës ku shqiptarët kultivonin lëndën narkotike.

Kati i fundit i ndërtesës përdorej si inkubator për për fidanët e kanabisit, kati i dytë përdorej për kultivimin e bimëve më të rritura, ndërsa në katin e fundit u gjendën bimët që ishin gati për korrje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.