HW

Lavdimi ka humbur të dy këmbët nga minat, Gjermania do ta dëbojë!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lavdim Blloshmi si adoleshent kishte humbur dy këmbët, por kjo nuk është dhimbja e vetme për shqiptarin. Ai tani rrezikon të dëbohet nga Gjermania edhe pse ka nevojë të shërohet.

Pas shpërthimit të një mine, Lavdim Blloshmi si adoleshent kishte humbur dy këmbët, por kjo nuk është dhimbja e vetme për shqiptarin. Autoritetet për të huaj në Gjermani e kanë njoftuar se ai duhet të deportohet gjatë ditëve të ardhshme, shkruan ‘ln-online.de’.

“Si është e mundur kjo. Nga shtrati i spitalit ta dërgoni në avion”, thotë bashkatdhetari i tij, Afrim Salihu, i cili shkoi tek ai me dosjet administrative në duar. Ai ka kërkuar edhe donacione për të ta ndihmuar atë, pasi po ballafaqohet me shumë probleme, si shëndetësore, por edhe financiare, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu është kërkuar leje e përkohshme në mënyrë që të kompletohet trajnimi dhe ai të mund të lëvizë në mënyrë të pavarur.

FIDANISHTJA

Por, derisa të hollat janë siguruar, tani gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar. Një tumor është formuar dhe duhet të hiqet urgjentisht me një operacion tjetër.

Ai duhet t’i nënshtrohet një terapie të gjatë, kurse deportimi i tij shihet si shumë i papërgjegjshëm. Shumë bashkatdhetarë janë larguar, por në rastin e tij duhet të jenë më të kujdesshëm.

Blloshmi ka treguar edhe për problemet që ka pasur në Shqipëri. “Në Shqipëri gjithmonë kam vuajtur nën diskriminimin e vazhdueshëm si një person inferior dhe i padobishëm. Gjithashtu nuk kam pasur kujdesin e duhur mjekësor”, thuhet në deklaratën e tij në Zyrën Federale për Migrim dhe Refugjatë.

http://www.albinfo.ch/lavdimi-ka-humbur-te-dy-kembet-nga-minat-gjermania-do-ta-deboje/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.