Mobi Casa

Lavdërohet Kurti, numëron sukseset e qeverisjes dyvjeçare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mburrur sot me punën dy-vjeçare të qeverisjes së tij në shumë sektorë.

Në dyvjetorin e marrjes së detyrës, Kurti ka thënë se Kosova nën udhëheqjen e tij ka pasur ‘ringjallje’ dhe rikthim.

Para kabinetit qeveritar të mërkurën, kryeministri Kurti ka renditur të gjitha sukseset që sipas tij, kanë ndodhur gjatë dy vjetëve.

“Sonte në orën 19 e 48 minuta do të bëhen dy vjet që nga zgjedhja e qeverisë suaj, të nderuar zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra, nesër në këtë kohë bëhet dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë. Shpresa për me mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu, të zgjedhur të popullit për ta bërë ndryshimin, me një kabinet të përzgjedhur për ta realizuar potencialin. Sot pandemia mund të na duket edhe një kujtim i largët, nganjëherë surreale, por është dhimbja për humbjen e më të dashurve tanë, familjarëve e miqve që na e rikujton më së miri rrezikun që e kemi jetuar vetëm dy vjet më parë”, ka thënë Kurti në fillim të fjalimit.

“Për dy vite buxhetit të shtetit i janë shtuar mbi 700 milionë euro, këto pa ndryshim të politikave fiskale. Por, vetëm si rezultat i qeverisjes së mirë”, është shprehur ai, Telegrafi.

Fundamenti

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë kanë bërë punë të mirë në luftimin e dukurive kriminale.

Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri ka përmendur edhe sfidat, pandeminë COVID-19, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë. /Telegrafi/