FIDANISHTJA

Laureati Agim Gjakova pranon çmimin “Beqir Musliu” nga Lutfi Haziri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në shënim të ditëve të lirisë, sot ka bërë ndarjen e çmimit “Beqir Musliu”, për laureatin e sivjetmë Agim Gjakova.

Lutfi Haziri, kryetari Gjilanit, ka thënë se ky çmim sot po jepet nën masa të kufizuara për shkak të gjendjes që jemi duke u përballur ende me pandeminë globale.

“Ditën e çlirimit ne e fillojmë me shkrimtarët dhe e përfundojmë me heronjtë dhe dëshmorët që na kanë dhënë lirinë. Emri i Beqir Musliut është shënuar me shkronja të arta dhe është plasuar në nivelet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare. Urime ditët e lirisë, që i shënojmë me aktivitete të ndryshme dhe me një shënim ndryshe për shkak të Covid-19. Urime për vlerësimin që keni marrë z. Gjakova nga një komision i respektuar në Komunën e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Poeti Agim Gjakova, e ka falënderuar ekipin nismëtar për ta bërë çmimin “Beqir Musliu” dhe vlerësoi se ai ishte i pari poet i modernes në letërsi dhe publicistikë.

FITORJA

“Ai ka tejkaluar kufijtë e Gjilanit dhe Kosovës me dorëshkrimet e tij dhe sot është një ikonë e fuqishme e vendosmërisë dhe përmbledhjes që ka prezantuar me nivelin e tij të lartë intelektual”, tha Gjakova.

Në prezantimin e tij, Sabit Rrustemi, kryetar i ars klubit “Beqir Musliu”, ka thënë se komisioni i themeluar për ndarjen e këtij çmimi më 11 qershor, në ditëlindjen e Beqir Musliut, ka publikuar vendimin dhe kështu ka thënë se kemi nderuar jetën dhe veprën e Beqir Musliut dhe laureatit Agim Gjakova.

“Gjilani ka një format të fuqishëm në fushën e letërsisë që ka krijuar dhe po e zhvillon edhe më tutje emrin e letrarit të shquar nga kjo anë”, ka thënë ai.

Në emër të familjes, djali i Beqir Musliut, Iliriku, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe Komunën e Gjilanit, duke bërë thirrje për botimin e dorëshkrimeve të mbetura të babait dhe më vonë në mesin e propozimeve për emërtimin e bibliotekës të trajtohet edhe emri i Beqir Musliut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.