FIDANISHTJA

Laura Borges, kimistja shqiptare në Amerikë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kimistja me origjinë shqiptare, Laura Borges, ka mbajtur sot një ligjëratë me pjesëtarët e Qendrës Shqiptare për të Rinj në Greenwich, shkruan albinfo.ch.

Nga kjo qendër, Laura përshkruhet si një kimiste dhe edukatore e përkushtuar, gjithmonë e gatshme t’i ndihmojë komunitetit shqiptar.

Por kush është Laura Borges?

ARKATANA

Laura Borges u lind në Devoll të Shqipërisë, ku edhe kreu studimet Bachelor për Biologji dhe Kimi, në Universitetin e Elbasanit. Në vitin 1996 ajo u shpërngul në ShBA, ku edhe vazhdoi studimet Master në Universitetin e BrigdePort-it. Tash punon si mësimdhënëse e ligjëruese.

“Laurës i pëlqen ta ndihmojë dhe të jetë e lidhur me komunitetin shqiptar, e të vazhdojë të ndikojë në zhvillimin e mendjeve të reja e të talentuara çdo ditë, me njohuritë e saj të gjera, përmes personalitetit të saj të dashur e karizmatik”, thuhet në njoftimin e Qendrës Shqiptare për të Rinj në Greenwich, përcjell albinfo.ch.

https://www.albinfo.ch/laura-borges-kimistja-shqiptare-ne-amerike/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.