UBT

Lauka: S’ka komb kosovar

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka kritikuar të hënën ata që mendojnë dhe kanë përhapur idenë se ekziston një komb kosovar.

Ai u ka thënë të gjithë atyre që mendojnë kësisoj se nëse nuk e ndiejnë veten se i takojnë kombit shqiptar, le ta ndërrojnë kombin. Në anën tjetër, publicisti Nexhmedin Spahiu, ka mbrojtur sërish idenë se ekziston kombi kosovar.

Gjatë një fjalimi në hapjen solemne të konferencës dyditore me temën “Shekulli i shtetit shqiptar”, ambasadori Lauka ka hedhur kritika ndaj atyre që e kanë vënë në qarkullim tezën, siç e quajti ai, pseudo-shkencore, të ekzistimit të kombit kosovar.

Ai shtoi se bartësit e kësaj ideje e kanë vetëm një qëllim, që ta lënë kombin shqiptar pa histori, dhe si rrjedhojë e kësaj, ta lënë atë edhe pa të ardhme.

“Ju e dini se kohëve të fundit na kanë dalë disa teza, edhe të prodhimit vendor, por edhe nga importi, për një histori alternative, një histori tjetër nga jo që njohim deri tani. Me gjykimin nga ato që di, me këto teza pseudo-shkencore, bartësit e tyre kanë vetëm një qëllim. Cili është qëllimi i tyre? Që shqiptarët t’i lë pa histori, t’ua vjedhin historinë, t’i lënë pa kujtesë historike dhe duke e lënë pa histori dhe pa kujtesë historike do të thotë që t’i lëmë pa të ardhme, sepse një popull dhe një komb pa histori nuk ka as të ardhme”, ka thënë Lauka.

Kurse publicisti Nexhmedin Spahiu i ka thënë Kosovapressit përmes telefonit se ekziston kombi kosovar.

“Sigurisht që ekziston, me vetë faktin se çdo shtet ka pronarin e vet edhe pronari i shtetit të Kosovës sigurisht se është kombi kosovar, janë shqiptarët e Kosovës të cilët e përbëjnë kombin”, ka thënë Spahiu.

ARKATANA

Ndërsa, ambasadori Lauka u është drejtuar atyre që mendojnë se ekziston kombi kosovar, duke u thënë se mbi ç’bazë dhe ide u ballafaquan, qëndruan dhe luftuan shqiptarët e Kosovës përballë Serbisë. Sipas tij, e tërë ajo qëndresë u bë mbi motivin e kombit shqiptar, kulturës e gjuhës shqipe.

“Përgjigja është fare e thjeshtë edhe për kalamajtë e shkollës, e lë më për këta manipuluesit dhe spekuluesit e rinj, mohuesit e Tiranës dhe Prishtinës. Kjo përgjigje është kjo që po them më poshtë dhe që ju e dini dhe të gjithë e dinë që shqiptarët e Kosovës fituan me gjuhën shqipe, fituan me kulturën shqiptare, me traditat shqiptare, ata u udhëhoqën nga modelet e heronjve shqiptarë, realë, të gjallë, jo mitikë, por me emra konkretë”, ka thënë ai.

Kësaj deklarate të Laukës, publicisti Spahiu i përgjigjet duke thënë se edhe bullgarët kanë qëndrim se nuk ekziston kombi maqedonas edhe serbët që nuk ekziston kombi malazez, edhe rumunët që nuk ekziston kombi moldav. Prandaj, sipas tij, kjo është një gjë e natyrshme për të gjitha ato shtete që kanë pretendime të zgjerohen territorialisht.

“Edhe bullgarët kanë qëndrim se nuk ekziston kombi maqedonas, edhe serbët që nuk ekziston kombi malazez, edhe rumunët që nuk ekziston kombi moldav. Kjo është një gjë e natyrshme, sepse të gjitha këto shtete pretendojnë zgjerimin e territorit të veta dhe nuk pajtohen që nga gjaku i tyre të lind një komb i ri. Ky është qëndrim dominant, nuk është një qëndrim i tij personal, është një qëndrim dominant edhe në Shqipëri, e fatkeqësisht edhe në Kosovë”, ka thënë Spahiu.

Për ata që e mohojnë se i takojnë kombit shqiptar, ambasadori Lauka e ka një porosi, ta kërkojnë ndonjë komb tjetër.

“Ai që e ndjen veten se nuk i takon këtij kombi, është i lirë të zgjedh një komb tjetër, sepse jemi në demokraci, s’ka problem. Bën zgjedhjen e vet. Kush e ndjen se s’e ka kombin e vet, është i lirë të kërkojë, sepse edhe mund ta gjejë. Por në gjykimin tim, shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë të kërkojnë komb, ata e kanë, dhe jo vetëm e kanë, por janë lulja e kombit shqiptar”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.