Latifi: Spitali i Gjilanit shembull i suksesit, por kemi ende sfida
Gjilan – Vitin 2015 spitali i përgjithshëm po e mbyll me sukses të plot sepse gjatë këtij viti kemi arrit që përkundër buxhetit të zvogëluar përgjatë këtyre viteve, investimet kapitale të mos mungojnë thotë drejtori i spitalit Abdylatif Latifi.
Latifi tha për rajonipress se kemi arritur që me një planifikim të mirë këtë vit të furnizohemi me një grafi digjitale, kemi ndërtuar një lift në Gjinekologji që ka qenë nevojë e kahershme, jemi ka fundi në izolim dhe ndërrim të dritareve në objektin e vjetër të internos.
Gjithashtu Latifi thotë se kemi ngrit cilësinë në shërbime shëndetësore dhe nuk kemi pritje të gjata si në C.T. ashtu edhe në gastroskopi, furnizimi me barna ka qenë shumë ma i mirë dhe krejt kjo duke ju falënderuar një planifikimi dhe shfrytëzimi racional.
Kemi formuar disa komisione të cilat janë në vazhdimësi në përcjellje, si të menaxhimit me barna, inplementimit të projekteve dhe ai për kontroll të brendshëm.
Është arritur që nga 720 mijë euro borxhe në fund të këtij muaji t`i kemi vetëm 40 mijë euro. “Mendoj se të gjitha këto të arritura janë rezultate të cilat janë për tu vlerësuar përkundër kësaj kemi pasur ngritje të kapaciteteve profesionale dhe këto ditë planifikojmë të hapim edhe njësinë për kirurgji të fëmijëve derisa planet tona në të ardhmen mendojmë me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe donatorëve të ndryshëm të ndërtojmë një Qendër emergjente- diagnostike moderne e cila do t`i përgjigjet nevojave bashkëkohore dhe zhvillimeve në”.
Latifi tha se këtë projekt e kemi dorëzuar qe dy vite dhe nuk kemi pasur ndonjë lëvizje nga Ministria e Shëndetësisë, por shpresojmë se kjo do të merret këtë vit parasysh nga institucionet më të larta. “E di që kemi shumë sfida përpara nesh, për të cilat edhe jam i vetëdijshëm, siç janë disiplina në punë ku kemi neglizhencë aty këtu, por i ftoj qytetarët tanë për çdo vështirësi që kanë në marrjen e shërbimeve tek ne pa hezitim të na lajmërohen e ne gjithmonë do të jemi përkrah tyre dhe do të ju dalim në ndihmë me të gjitha kapacitetet që i kemi” tha Latifi./rajonipress/


