Eko Higjiena

Latifi: Reparti i radiologjisë mund të mbyllet për teket e operatorëve ekonomik

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Unë i ftoj këto agjenci si antikorrupsionin ashtu edhe OSH.P që të jenë pjesëmarrës aktiv në këto proceduara në të kundërtën, duhet t`i lajmërojmë qytetarët tanë se nëse vazhdon një trend i tillë ne jemi të obliguar ta mbyllim në tërësi repartin e radiologjisë dhe qytetarët të gjinden si të munden tha drejtori i spitalit Abdylatif Latifi.

Latifi thotë se Spitali rajonal këto ditë është në vlugun e përgatitjeve si profesionale ashtu edhe hapësinore për këta muaj të verës kur edhe për çdo vit kemi shtim të punëve e cila vije si pasoj e shtimit të lëvizjeve të qytetarëve tanë, një ashtu edhe ardhjes së bashkëqytetarëve tanë nga perëndimi, duke pasur parasysh këtë ne jemi përgatit në krijimin e kushteve për të dhënë shërbime sa ma cilësore, që është edhe qëllimi ynë vazhdimësi. “Do të shtojmë numrin e stafit profesional në repartin e emergjencës sidomos gjatë orëve të kujdestarive, do t`i japim prioritet edhe më të madh furnizimit me barna dhe material shpenzues medicinal” shprehet Latifi.

Latifi thotë se gjatë këtij viti jemi ballafaquar edhe me pengesa të ndryshme në funksionalitetet e aparaturës mjekësore, gjegjësisht në servisimin e tyre dhe mirëmbajtje. “Spitali jonë ka një numër të madh të aparaturave të vjetruara, sidomos është fjala për repartin e radiologjisë, ku që nga fillimi i vitit 2015 kemi filluar përgatitjet për blerje të një aparati radiologjik digjital, por edhe për shkak të pengesave të ndryshme ligjore, dhe shtyrje mes operatorëve ekonomik, nuk kemi mundur ta realizojmë. Në vazhdimësi kemi pasur ankesa nga ata si në O.SH.P si në agjensin antikorrupsion dhe sot e kësaj dite ende jemi në fillim. Duhet theksuar se ne kemi fituar në shenj transparence dhe me qëllim që mos të na prolongohen punët që ata të jenë pjesëmarrës aktiv në këto tenderë”.

Fundamenti

Latifi tha se me kohë kanë njoftuar edhe qytetarët për mos funksionimin e aparaturës së radiologjisë e cila në të shumtën e kohës bënë filma jo kualitativ ose nuk punon fare. “Ne paraprakisht ju kërkojmë falje gjithë qytetarëve tan për këtë pengesë, dhe duhet të them se edhe për këtë përgatitjet i kemi filluar qysh në fillim tê vitit, por prapë ankesat e operatorëve ekonomik të njëjtit në organet e lartshënuara kanë bërë që këto procedura të prolongohen gjer më tani”.

Latifi sqaron se tek rasti i servisimit të radiologjisë i tipit Apelem sa here që shpallim tender për servisim dhe mirëmbajtje të saj na oferton vetëm një operator ekonomik i cili edhe ka autorizim nga prodhuesi.”Organet e lartshënuara japin rekomandimin për anulimin e tij për shkak të mos konkurrimit të më shumë operatorëve ekonomik. Ne këtë e kemi respektuar në tërësi dhe do ta respektojmë, por duhet theksuar se kjo është hera e dytë që veç shpallet tenderi për servisim dhe mirëmbajtje të kësaj aparature. Unë i ftoj këto agjensi si antikorrupsionin ashtu edhe OSH.P që të jenë pjesëmarrës aktiv në këto proceduara në të kundërtën, duhet t`i lajmërojmë qytetarët tanë se nëse vazhdon një trend i tillë, ne jemi të obliguar ta mbyllim në tërësi repartin e radiologjisë dhe qytetarët të gjinden si të munden tha Latifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.