UBT

Latifi nokauton Dempseyn për dy minuta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ilir Latifit i kanë mjaftuar dy minuta për ta nokautuar amerikanin Chris Dempseyn në Ultimate Fighting Championship, që është mbajtur në Dublin.

Luftëtarit me prejardhje nga Kosova, Ilir Latifit, i kanë mjaftuar 2 minuta e shtatë sekonda për ta mposhtur amerikanin Chris Dempseyn në Ultimate Fighting Championship (UFC), që është mbajtur në Dublin.

RCCOLA

“Unë gjithmonë jam i përgatitur për luftë, por sigurisht është e mirë për të fituar shpejtë. Varësisht prej kundërshtarit mund të përdoren armë të ndryshme, por në këtë duel ishte e përshtatshme që të përdor lojën tim me këmb”, ka deklaruar Latifi pas fitores.

Kjo është fitorja e nëntë e Latifit në UFC. Kurse, luftëtari kosovar gjatë karrierës në këtë sport ka zhvilluar 13 lufta në Mixed Martial Arts (MMA).