ARKATANA

Latifi: LDK në Gjilan e ka të ardhmen e sigurt dhe do të jetë e sigurt në kthimin e pushtetit lokal

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Nëse do të ketë hapje ndaj strukturave të brendshme në LDK dhe figurave të reja, si dhe dhënia e përgjegjësive meritore për këto struktura, LDK në Gjilan e ka të ardhmen e sigurt thotë Latif Maliqi këshilltar komunal nga ky subjekt politik.

Latifi për rajonipress thotë se LDK si parti edhe në zgjedhjet e kaluar e kishte mposhtur Alban Hysenin në raport me numrin e këshilltarëve komunal ne jemi 14 me 10.
“LDK nga momenti që nuk është në pushtet ka shtrirë aktivitetin e vet në teren dhe është duke punuar me struktura dhe me shumë personalitete të cilët çdo ditë e më shumë janë duke u ofruar dhe duke ju bashkangjitur LDK për ta marrë pushtetin lokal ne vitin 2025” thotë Maliqi.

Mobi Casa

“Nëse do të ketë hapje ndaj strukturave të brendshme në LDK dhe figurave të reja, si dhe dhënia e përgjegjësive meritore për këto struktura LDK në Gjilan e ka të ardhmen e sigurt dhe do të jetë e sigurt në kthimin e pushtetit lokal, por edhe një konkurruese shumë e fortë në zgjedhjet parlamentare” tha Latif Maliqi./rajonipress/