Uji Dea

Latifi krenohet me hartimin e ligjeve, ish-ministri e kritikon për injorim e paaftësi për të udhëhequr

/ 3 minuta lexim

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se aktualisht ekspertët e këtij dikasteri janë duke punuar në gjashtë ligje, të cilat pritet të shkojnë për miratim në Kuvend.

Ministri Latifi, tha se po punohet edhe në Ligjin për transplantim e organeve, duke u shprehur i bindur se këtë mandat qeverisës qytetarët do të gëzojnë sigurimet shëndetësore.

Madje ai po krenohet edhe me menaxhimin e pandemisë, duke thënë se “ne kemi menaxhuar pandeminë më së miri në botë”.“Të gjitha ligjet 6 ligje janë në proces dhe të gjitha grupet punese janë duke punuar në to dhe do t’i dërgojmë sa më shpejt. Këtë mandat do të fillojmë me sigurime shëndetësore”.“Pjesë e ligjit shëndetësor do të jetë edhe Ligji për transplantim e organeve që ne do të fillojmë me veshkat dhe në bazë të zhvillimeve shkencore do të vazhdojmë edhe me të tjerat. Sa i përket pandemisë ne kemi menaxhuar pandeminë më së miri në botë”, tha Latifi.

Përderisa Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se po mungon përkrahja dhe mbështejta e Qeverisë për mjekët.

RCCOLA

Zemaj shtoi se për shkak të paaftësisë për të menaxhuar shëndetësinë, Qeveria po hesht, duke e injoruar totalisht këtë sektor.

“Një Qeveri e cila nuk ka pasur program në shëndetësi dhe një Qeveri e cila është marrë me populizëm në këtë pjesë e ka dëmtuar sektorin e shëndetësisë. Jo që nuk ka pasur gjëra për tu përmisuar, por asnjë veprim që përmison shërbimet shëndetësore nuk ka ndodhur që nga marrja e mandatit të kësaj Qeverie”.“Është injorim total të sektorit të shëndetësisë për arsye të paaftësisë për të udhëhequr dhe menaxhuar një sektor të rëndësishëm. Krejt çka janë thirrje akademike të cilat nuk i vlejnë askujt në një situatë për të cilën po kalon Kosova”, tha Zemaj.

Ai tha se do t’i ndihmojnë qeverisë në pjesën legjislative, duke shtuar se po humben milionat për shka të paaftësisë së Qeverisë për të udhëhequr.“Ne do të marrim iniciativa ligjore edhe për ligjin shëndetësor edhe për ligje tjera që tashmë janë në iniciativë kuvendore dhe do të tentojmë t’i ndihmojmë kësaj Qeverie të paaftë që së paku në pjesën legjislative e cila përmison sektorin e shëndetësisë aty ku janë parë të nevojshme ndër vite ndryshimet”.“Nga paaftësia për ta vënë në funksion të plotë një donacion milionësh që ka ardhur ndihmë nga miqtë e Kosovës sa për t’i hedhur hi syve se po bëhet diçka, tash është vënë në funksion pjesërisht”, tha ai.