UBT

Latifi: Kadri Veseli afirmoi frymën e unitetit lidhur me politikën e jashtme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Blerim Latifi, këshilltar politik i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë sonte se sa i përket politikës së jashtme, PDK-ja dhe kryetari Veseli kanë afirmuar parimin se kur është në pyetje dialogu dhe ballafaqimi me Serbinë, ne duhet të veprojmë mbi bazën e një fryme të unitetit politik.

Në këtë frymë, shtoi Latifi, vetëm në dy vitet e fundit z. Veseli ka bërë disa shkresa dhe propozime të cilat u janë dërguar partive politike, mirëpo ato, sidomos partitë opozitare, sipas tij, më tepër ishin të fokusuara te interesi i tyre partiak. “Parimi i dytë, i afirmuar nga z. Veseli, ishte se çështjet e jashtme të Kosovës nuk duhet të shndërrohen në çështje të luftës së brendshme për pushtet, sepse kjo do të ishte fatale. Dhe kjo u dëshmua”, theksoi Latifi.

Ai shtoi se emërimi i z. Palmer si përfaqësues i qeverisë amerikane për Ballkanin, është një dëshmi e interesimit të vazhdueshëm i SHBA-ve për Kosovën dhe zhvillimet rreth saj. Sipas Latifit, procesi i dialogut me Serbinë duhet të ketë një përfundim. Ai tha se përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA-ve do ta përshpejtojë procesin e arritjes së një marrëveshjeje finale dhe gjithëpërfshirëse, nëpërmjet të cilës Kosova dhe Serbia njihen reciprocikisht. “Duhet të jetë e qartë se qëndrimet e politike të Shtëpisë së Bardhë nuk ndërrojnë brenda natës. Ato janë konstante dhe afatgjata. Këtij interesimi ne duhet t’i përgjigjemi me maturi dhe me frymë shtetërore”, theksoi Latifi.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.