FITORJA

Latifi edhe zyrtarisht drejtor i spitalit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Janë zgjedhur drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, Qendrave të Shëndetit Mendor, Institutit të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, Qendrës së Telemjekësisë e Kosovës dhe Mjekësisë Sportive. Abdylatif Latifi tha për rajonipress se realisht është pritur ky vendim sepse nuk ka pasur asnjë shkelje gjatë procesit të intervistimit.”Ne tani do i rrekemi punës sepse kemi shumë projekte që duhet t`i qojmë përpara dhe të punojmë për shërbime sa më cilësore dhe më të avancuara tha Latifi.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka zbatuar vendimin e Inspektorati të Punës, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili ka rekomanduar nënshkrimin e kontratave për drejtorë të institucioneve dytësore dhe tretësore që janë nën menaxhim të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Rezultatet e konkursit për drejtorë të këtyre institucioneve , ishin shpallur në muajin tetor, por pas ankesave që kishin arritur nga disa kandidatë, lënda ishte proceduar në Inspektoratin e Punës.

Inspektorati i Punës, rekomandoi lidhjen e kontratave me drejtorët që ishin përzgjedhur nga paneli intervistues, bazuar në konkursin e shpallur publik. Drejtorët e rinj së shpejti pritet të nisin punën.

FITORJA

Muajin e kaluar ishte kompletuar zgjedhja e drejtorëve të klinikave, instituteve dhe shërbimeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thuhet në njoftimin e Curr Gjocajt drejtor i përgjithshëm.

Ndërkaq Abdylatif Latifi tha për rajonipress se realisht është pritur ky vendim sepse nuk ka pasur asnjë shkelje gjatë procesit të intervistimit.”Ne tani do i rrekemi punës sepse kemi shumë projekte që duhet t`i qojmë përpara dhe të punojmë për shërbime sa më cilësore dhe më të avancuara” tha Latifi.

Latifi tha se në spitalin e Gjilanit tanimë është krijuar një disiplinë institucionale dhe është krijuar një përgjegjësi e madhe ndaj punës dhe ndaj shërbimeve spitalore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.