RCCOLA

Latif Maliqi zgjidhet kryetar i këshillit të fshatit Malishevë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Latif Maliqi është njëri nga aktivistët e kahershëm të LDK-së në Gjilan, një njeri që ka punuar vazhdimisht për interesa të fshatit dhe të vet degës së LDK-së. Vota juaj do të përkthehet në punë dhe angazhim, dhe unë si kryetar, por edhe anëtarët e këshillit do të jem zëri juaj ka thënë Maliqi.

Latif Maliqi ka marrë besimin e fshatit Malishevë që në katër vitet e ardhshme të jetë kryetar i këtij këshilli.

Mobi Casa

Maliqi pasi ka marrë besimin ka thënë se ka marrë mbështetje madhështore nga bashkëvendësit e tij. “Bashkëvendës të mi nga ju mora besimin tuaj për ta udhëhequr fshatin në mandat 4 vjeqarë. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj madhështore, vota juaj do të përkthehet në punë dhe angazhim, dhe unë si kryetar edhe anëtarët e këshillit do të jemi zëri juaj” ka shkruar Maliqi./rajonipress/