UBT

Latif Maliqi ose fuqia motorike e LDK-së, drejtë sigurimit edhe të një mandati vijues

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Latif Maliqin të gjithë në LDK dhe jashtë saj e njohin si një njeri punëtor, i angazhuar kudo që e kërkon nevoja dhe përherë në shërbim të komunitetit. Ai tashmë e ka dëshmuar se përherë është afër nevojave dhe kërkesave të qytetarëve dhe sigurimi edhe i një mandati në asamblenë komunale, do ta bënte më interesant funksionalizimin e vet Kuvendit.

Të gjithë e njohin si eskavatori i LDK-së, një njeri që ka shtyrë shumë procese përpara, duke mos e kursyer asnjëherë vetën e tij, vetëm që të realizohen kërkesat e qytetarëve, prej të cilëve edhe ka marrë votën dhe është zgjedhur disa here si asambleist.

Latfi Maliqi do të ishte një sihariq shtesë për Asamblenë Komunale, sepse është ndër të rrallët që ka ecur këmbë me kilometra të tërë, për tu bindur për secilin projekt apo investim që është realizuar ose ka ngecur me taksat e qytetarëve.

Nëse dikush ishte ankthi i Alban Hysenit, atëherë është pikërisht Latif Maliqi, i cili i pari e alarmojë skandalin e gropës së kafshëve të ngordhura në Stublinë. Doli i vetëm dhe u bind për katastrofën ekologjike që e shkaktoi Komuna e Alban Hysenit.

Latif Maliqi njihet si njeri i vendosur me një sens të kundërshtimit të arsyeshëm dhe luftarak në çdo pikëpamje, kur janë në pyetje interesat e komunitetit qoftë në Malishevë, apo brez kufitar e kudo gjetiu në Gjilan.

Fundamenti

“Gara ime për asambleist realisht është një garë për të përfunduar disa projekte madhore për Gjilanin e Malishevën. Kam shumë respekt e autoritet në jetën e rëndomtë të secilit qytetar dhe kudo jam pritur mirë dhe jam duartrokitur. Do të jem sërish zëri i të gjithë atyre qytetarëve dhe aktivistëve që e duan një Malishevë të zhvilluar e të përparuar dhe një Gjilan me demokraci dhe infrastrukturë evropiane” tha Maliqi.

Maliqi i lindur dhe rritur në Malishevë, thotë se këtë vend e ndjen jo vetëm si adresë, por si rrënjë e shpirtit.

“Është detyrimi im që zëri i Malishevës të dëgjohet fort e qartë në komunën tonë, por njëkohësisht të jem zë dhe përfaqësues i çdo fshati, lagjeje e qytetari të Gjilanit pa dallime, pa përjashtime. Në këto vite shërbimi, kam punuar me gjithë forcën dhe sinqeritetin tim për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë: nga shërbimet publike, infrastruktura, arsimi dhe bujqësia, deri te mbështetja për të rinjtë dhe zhvillimi i zonave rurale. Kam dëgjuar hallet, kam ndarë gëzimet dhe kam qëndruar pranë secilit vend ku ka pasur nevojë për zë dhe veprim. Besoj se me përvojën që kam fituar dhe me mbështetjen tuaj, ne mund të bëjmë edhe më shumë. Mund ta çojmë Malishevën dhe Gjilanin më përpara, duke i dhënë çdo vendbanimi vëmendjen dhe kujdesin që e meriton. Ju ftoj të ecim bashkë në këtë rrugëtim për një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar” është mesazhi i Latif Maliqit në prag të datës 12 tetor./rajonipress/