Fundamenti

Latif Maliqi: Angazhimin tim asnjëherë nuk e kam përkthyer në interesa personale, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ky jam unë, gjithmonë i buzëqeshur dhe ballëhapur ndaj jush, të dashur qytetarë, dhe kështu do të mbetem gjithmonë para jush. Ky nuk është fundi i angazhimit tim politik. Përkundrazi është një fillim i ri. Do të vazhdoj edhe më i fort, sepse e di se jam fituesi moral i këtyre zgjedhjeve, dhe sepse besoj thellë se puna e ndershme dhe sinqeriteti gjithmonë shpërblehen ka shkruar Latif Maliqi.

Postimi i plotë:

Nga viti 2021 deri në vitin 2025, plot katër vite angazhim, aktivitet, sfida e mbi të gjitha dashuri për qytetarët e Malishevës dhe të Gjilanit.

Gjatë këtyre katër viteve në Kuvendin Komunal, kam fituar përvojë të çmuar, duke trajtuar problemet e qytetarëve pa dallime politike e me përkushtim të sinqertë.

Edhe pse këtë herë nuk arrita ta fitoj mandatin e dytë, e pranoj me respekt këtë vlerësim tuajin të shprehur me votë.

Dua t’ju falënderoj nga zemra, secilin prej jush, për përkrahjen, besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Uji Dea

Angazhimin tim asnjëherë nuk e kam përkthyer në interesa personale, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Nuk kam qenë kurrë peng i askujt, sepse nuk kam përfituar tenderë, nuk kam punësuar familjarë, përkundrazi, jam munduar të ndihmoj të tjerët, dhe për këtë jam krenar që qëndroj sot faqebardhë para jush.

Ky nuk është fundi i angazhimit tim politik. Përkundrazi është një fillim i ri. Do të vazhdoj edhe më i fort, sepse e di se jam fituesi moral i këtyre zgjedhjeve, dhe sepse besoj thellë se puna e ndershme dhe sinqeriteti gjithmonë shpërblehen.

Faleminderit nga zemra për çdo fjalë, çdo dorë, çdo votë dhe çdo mbështetje që më keni dhënë.

Rrugëtimi ynë vazhdon me besim, me dashuri dhe me përgjegjësi për të ardhmen tonë të përbashkët.

I juaji Latif Maliqi