Largohen mbeturinat nga kompleksi i banesave në Viti

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria e shërbimeve publike dhe Emergjencës ka ndërhyrë në largimin e mbeturinave pranë oborrit të kompleksit banesor të ashtuquajtura “Banesa e Verdhë” në Viti.
Edhe pse Komuna e Vitisë nuk e ka nën menaxhim këtë ndërtesë, megjithatë ka bërë edhe më parë largimin e mbeturinave në oborrin e saj, ndërkohë ju bënë thirrje banorëve që të jenë të përgjegjshëm e të mos hedhin mbeturinat në ambientin e hapur dhe rreth saj.
Gjatë regjistrimit të banesave kohë më parë, kjo ndërtesë ka mbetur me status të pa definuar, gjë që ka ndikuar që menaxhimi i saj të mbetet pezull./rajonipress/